Politike

Covid-19/ Meta: Qeveria të rimbursojë qytetarët, të infektuarit të marrin ilaçe falas

Duke iu referuar raportit të një organizate jofitimprurëse mbi shpenzimet e pacientëve me Covid-19 dhe familjarëve të tyre, Presidenti i Republikës, Ilir Meta kërkoi që Qeveria të rimbursojë plotësisht qytetarët, ndësa të infektuarit të marrin ilaçe falas. “Dëshmitë e pacientëve të infektuar me COVID-19 dhe të afërmve të tyre tregojnë se me mijëra familje kanë humbur kursimet apo po hyjnë në borxhe në mungesë të të ardhurave të mjaftueshme për të përballuar koston e lartë të barnave dhe analizave të shumta”, shkruan Meta.

“Qeveria duhet urgjentisht të rimbursojë pa asnjë vonesë të gjithë qytetarët, të cilët janë kuruar në shtëpi dhe t’u garantojë ilaçet falas të gjithë të infektuarve. Dokrrat me ‘shëndetësinë falas’ dhe çdo demagogji tjetër duhet të marrin fund! Qytetarët nuk mund të lihen më në mëshirë të fatit përballë një virusi kaq të rrezikshëm, që vetëm dje mori 21 jetë, shifër rekord për numrin ditor të viktimave”, shkruan Meta në Facebook.

Presidenti kërkon jo vetëm transparencë për planin e vaksinimit masiv, por edhe ndryshim rrënjësor të strategjisë anti-COVID.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë