Mjedis

Covid-19 i vodhi vëmendjen biodiversitetit kudo në botë

Pandemia e koronavirusit të ri nisi në një kohë kur të gjithë duhet të ishin duke menduar për biodiversitetin. Pikësynimet e reja për mbrojtjen e botës natyrore u vendosën që në tetor.

Ndërsa izolimi ka qenë i lidhur me një numër ndryshimesh pozitive të mjedisit, duke përfshirë rigjenerimin e hapësirave të gjelbra në hapësirat urbane.

“Ne dimë shumë pak rreth asaj se si zona të mëdha të botës që zotërojnë sasi të mëdha të biodiversitetit kanë qenë larg. Ka raporte që vijnë nga aktivitete të paligjshme që ndodhin në terren që nuk janë duke u patrulluar ose monitoruar  e numëruar për shkak të efekteve të bllokimit të koronavirusit ose stafit të zvogëluar ose zvogëlimit të fondeve,” është shprehur Nisha Owen nga grupi i fushatave për mirëmbajtjen e mjedisit “On Conservation”.

Humbja e fondeve për ruajtjen e biodoversitetit është një shqetësim në rritje, veçanërisht për speciet më pak të njohura por më shumë të rrezikuara, të tilla si pangolinat, të cilat tashmë kanë marrë shumë vëmendje.

"Nuk është vetëm rasti që organizatat në vendet e pasura po hasin vështirësi," tha Dr Diogo  Veríssimo, i cili është gjithashtu një shkencëtar në Universitetin e Oksfordit.

The Wildlife and Countryside Link, një koalicion i më shumë se 50 grupeve të mjedisit dhe jetës së egër kohët e fundit paralajmëroi në një raport që organizatat e mjedisit po përballen me një humbje dramatike të të ardhurave, të cilat do të ndikojnë në aftësinë e tyre për t'u kujdesur për Tokën,  të mbrojnë jetën e egër dhe trajtimin e ndryshimeve klimatike dhe rënien e natyrës për vitet në vazhdim.

Ky  u përcaktua se do të ishte një “super vit” për biodiversitetin, pasi  shumë organizata të mjedisit kishin si synim të trajtonin biodiversitetin dhe Kombet e Bashkuara  do nisnin të hartonin një sërë planesh për të ardhmen për sa i përket mirëmbajtjes së Tokës dhe jetës së egër.

“Megjithëse gjërat kanë ndryshuar, kjo është një mundësi e mirë për udhëheqësit botërorë, për të vendosur qëllime të forta dhe të nënvizojnë se biodiversiteti është integral për shëndetin dhe mirëqenien e njeriut dhe planetin mbi të cilin jetojmë,” tha Oëen.

Ndërsa  Veríssimo shtoi se kjo pandemi ka burimin e saj biologjik nga një kafshë të egër. Ai tha se gjithçka ka të bëjë me marrëdhëniet tona me natyrën dhe se si ne tani i kemi futur kafshët në kontekste dhe situata kur këto lloje sëmundjesh kanë më shumë gjasa jo vetëm që të  dëmtojnë speciet e tjera, por edhe njerëzit, pasi nuk dimë si t’i trajtojmë. /Burimi: BBC. Përktheu Gazeta "Si"


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë