Covid-19 i merr jetën specialistes së promocionit të shëndetit publik, në Autoritetin Shëndetësor të Tiranës, Mimoza Toska Zoraqi.
Lajmi është njoftuar nga vetë ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.
Nëpërmjet një postimi në “Facebook”, ministrja ndan lajmin e hidhur, ndërsa u shpreh ngushëllimet familjarëve.
“Dje u nda prej nesh, për shkak të Covid-19, Mimoza Toska Zoraqi, specialiste e promocionit të shëndetit publik, në Autoritetin Shëndetësor të Tiranës.
Është një nga ata lajme që të shkaktojnë një hidhërim të papërshkrueshëm.
Moza ishte një zonjë e mrekullueshme, që rrezatonte veç mirësi, forcë dhe optimizëm me buzëqeshjen e saj të pandarë.
Ngushëllimet më të sinqerta familjes.
U prehsh në paqe, e paharrueshmja Moza!”, shkruan ministrja Manastirliu.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.