Art dhe Kulture

Covid-19 godet fort aktivitetet kulturore

Vizitorët e huaj kanë preferuar më shumë muzetë

Vizitorët e huaj kanë preferuar më shumë muzetë

Covid-19 ka goditur sigurisht edhe sektorin e kulturës duke bllokuar apo kufizuar aktivitete të ndryshme.

Megjithatë në tremujorin e dytë të vitit vihet re një interesim veçanërisht nga të huajt për të vizituar në Shqipëri institucionet e Trashëgimisë Kulturore, megjithë kufizimet e ndryshme në fuqi për shkak të mbajtjes nën kontroll të përhapjes së koronavirusit.

Por, numri i vizitorëve në Institucionet e Trashëgimisë kulturore ka rënë në mënyrë të thekshme krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, 320,686 vizita më pak.

INSTAT raporton se gjatë tremujorit të dytë 2020, vizitat në institucionet e trashëgimisë kulturore u lejuan me kufizime sipas udhëzimeve përkatëse si dhe me kufizim orari në kohën e funksionimit të zonave të kuqe dhe të gjelbra.

Numri i vizitorëve në institucionet e trashëgimisë kulturore, në tremujorin e dytë 2020 është 11.081 vizitorë, 10.559 janë vizitorë vendas dhe 522 janë vizitorë të huaj. Gjatë këtij tremujori, parqet arkeologjike janë frekuentuar më shumë, 46,9 % të vizitorëve gjithsej. Ndjekur më pas nga kalatë e monumente të tjera me 30,7 % dhe muzetë me 22,4 % të vizitorëve gjithsej.

Në tremujorin e dytë 2020, vizitorët e huaj kanë preferuar më shumë muzetë, ndjekur më pas nga kalatë me 41,2 % dhe monumente të tjera me 37,5 %, ndaj totalit të vizitorëve të huaj

Institucione të artit dhe kulturës

INSTAT thotë se gjatë tremujorit të dytë 2020, janë organizuar 45 shfaqje dhe premiera online, 31 shfaqje në Teatrin Kombëtar dhe 6 shfaqje në Teatrin Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor. Premiera online janë organizuar 8, të gjitha në Teatrin Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor.

Biblioteka kombëtare

Në tremujorin e dytë 2020, numri i shërbimeve të njësive bibliotekare është 182, ndërkohë numri I frekuentuesve në Bibliotekën Kombëtare është 91. Gjatë këtij tremujori janë afishuar 262 tituj të rinj dhe 1.220 ekzemplarë të rinj.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë