Treg

Covid-19 forcon euron dhe valutat e tjera

Monedha e përbashkët europiane që prej 4 marsit vijon të fitojë pikë në tregun vendas.

Gjatë ditës së sotme (e mërkurë) monedha euro ka shënuar rritjen më të fortë që prej Tetorit të vitit të kaluar, ku sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë  një euro është këmbyer me 124, 47 lekë, teksa një ditë më parë është këmbyer me 123.8 lekë me një rritje 0,67 pikë përqindjeje. Teksa në datën 2 të këtij muaji një euro këmbehej me afro 122.74 lekë.

Ekspertët thonë se kjo situatë lidhet drejtpërdrejtë me masat mbrojtëse të mospërhapjes më tej të Covid-19..

“Rritja e EURO-s dhe monedhave të tjera në tregun e brendshëm valutor vjen për disa arsye:

- Mbyllja e menjëhershme e vizitave turistike nga të huajt, duke sjellë mbylljen thuajse drastike të “rubinetit” të flukseve hyrëse të eurove në ekonomi,

- Efekti psikologjik që vjen nga situata e pandemisë dhe përhapjes së COVI-19, që natyralisht drejton publikun drejt investimit në një monedhë të sigurt, pra EURO dhe DOLLAR,

- Pritshmëria që ka tregu për një lehtësim sasior, pra një ofertë të shtuar të likuditetit në LEK në treg, që logjikshëm ushtron trysni rënëse për vlerën e këtij të fundit.”- shpjegon për gazetën “Si”, Elvin Meka Elvin Meka, Dekani & Shefi i Departamentit të Financave, Fakulteti I Ekonomisë, Biznesit dhe Zhvillimit në UET.

Që prej 12 marsit kur nisën të merren masa për të ndaluar përhapjen e koronavirusit duke eliminuar disa lëvizje dhe aktivitete, euro është rritur me 1.05 lekë në tregun vendas. Rritje ka shënuar edhe dollari e paundi britanik. Një dollar është këmbyer sot me 114.82 lekë, kurse një paund britanik me 136.75 lekë.

Tregu ndërkombëtar

Euro ka fituar pikë ndaj dollarit edhe në tregun ndërkombëtar, pasi investitorët janë zhgënjyer më shumë prej Rezervës Federale se sa nga lajmet që aktiviteti i biznesit të Eurozonës u shkatërrua në përgjigje të pandemisë koronavirus. Kjo ka kuptim, pasi lajmet për vendimin e Fed janë të reja dhe të dhënat ekonomike të Zonës Euro janë lajm i vjetër.

Në 12:42 GMT, 24 mars EUR / USD është tregtuar 1.0823, me rritje 0,0096 ose + 0,90%.

Dollari amerikan ka qenë nën presion për një seancë të dytë radhazi të martën pasi Rezerva Federale e Sh.B.A zbuloi masa të reja për të furnizuar likuiditetin në tregjet e financimit.

Në Europë, "Aktiviteti i biznesit në të gjithë Zonën Euro ra në mars nga masa shumë shtrënguese dhe krahasohet me kulmin e krizës globale financiare," tha Chris Williamson, ekonomist kryesor i biznesit në IHS Markit.

"Rënie u pa në Francë, Gjermani dhe në pjesën tjetër të Eurozonës pasi qeveritë morën masa gjithnjë e më të ashpra për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të koronavirusit," shtoi Williamson.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë