Futboll

Covid-19, dalin përgjigjet për lojtarët e Bylisit

Një ditë më parë u shpërnda me shpejtësi lajmi se Eridon Qardaku ka rezultuar pozitiv me Covid-19, gati 24 orë para ndeshjes me Tiranën.  Menjëherë pas këtij lajmi 25 pjesëtarë të ekipit, lojtarët, stafi teknik, drejtuesit, kanë dalë negativ në testin për koronavirusin. Pas këtij lajmi, Bylisi mund të zbresë në fushë ndaj Tiranës në orën 17:00, në ndeshjen e parë që prej ndërprerjes së kampionatit.

“Analizat e bëra nga skuadra dhe stafi kanë rezultuar negative! Duke pritur që edhe testi i dytë i Qardakut të dalë përgjigje negative, me mendjen te Tirana dhe ndeshjet e radhës”, njofton klubi i Bylisit me një postim në faqen zyrtare në Facebook.

https://www.facebook.com/bylis.al/posts/2983089705141768

Të vetmit që nuk i janë nënshtruar testit janë  lojtarët e huaj Munoz dhe Visente, dhe mbrojtësi Ditmar Bicaj, të cilët i kanë thënë lamtumirë Bylisit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë