Shendet

Covid-19, çfarë ndodh kur përfundon efekti i një antivirali

Antivirali Paxlovid nga kompania Pfizer për Covid-19 është në dispozicion prej disa muajsh. Nëse përdoret në fazat shumë të hershme të sëmundjes (më pas bëhet e padobishme), mund të parandalojë shtrimin në spital dhe format e rënda të sëmundjes.

Sipas udhëzimeve ilaçi duhet të përdoret gjithmonë "gjatë shtatë ditëve të para të infektimit.
“Pas kësaj asgjë nuk është e dobishme, kjo gjë duhet të jetë e qartë”, tha Massimo Galli , ish-drejtor i departamentit të sëmundjeve infektive të spitalit Sacco në Milano.

Mjeku shpjegon gjithashtu se pacientët që janë trajtuar me Paxlovid, mund të infektohen përsëri.
Sipas një studimi izraelit të botuar në “Research Square”, nuk është e sigurt që individi të mos preket nga variantet e tjera.

Tablet paxlovid nga kompania Pfizer-Marrë nga Il Giornale-Gazeta "Si"-28.06.2022.


Studimi tregoi se një grup me persona +65 vjeç të pa trajtuar me Paxlovid, u shtruan në spital, ndryshe nga ata që morën ilaçin.

Tek të rinjtë, megjithatë, nuk u shfaqën ndryshime të dukshme (grup mosha 40-64 vjeç).
Disa mjekë kanë shpjeguar se me reduktimin e ngarkesës virale, ilaçi zvogëlon stimulin drejtuar sistemit imunitar, i cili për këtë arsye nuk do të aktivizohej sa duhet.

Kjo është arsyeja pse pa "barrierën" e ofruar nga Paxlovid, Covid-19 mund të zhvillohet përsëri. Megjithatë, këto janë vetëm hipoteza, ende nuk ka një studim specifik për problemin me rezultate evidente.

Antivirali nuk mund të merret për herë të dytë.

Studiuesit thanë se "nuk duket e nevojshme marrja e antiviralit për herë të dytë, as të zgjatet koha e trajtimit për të parandaluar rikthimin e Covid-19 ".
Për muaj të tërë, vetë OBSH -ja ka rekomanduar përdorimin e Paxlovid në trajtimin e hershëm të individëve por kanë parë rrezikshmëri për efekte negative nëse antivirali përdoret për herë të dytë.

Mjekët shprehen se janë dy antivirale, Nirmatrelvir dhe Ritonavir që kanë krijuar Paxlovid.
Veprimi i tyre bllokon proteinën Spike që infekton qelizat që shkaktojnë infeksionin dhe zgjasin efektivitetin e saj.

Burimi: Il Giornale/ Përshtati: Gazeta “Si


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë