Lajme

7 të vdekur, 876 raste të reja me Covid-19 në 24 orë

Edhe 24 orët e fundit kanë shënuar një numër të lartë të infektuarisht me Covid-19, ndërkohë që kanë humbur jetën 7 persona të moshave 57-87 vjeç. Katër prej tyre janë nga Tirana, 1 nga Elbasani, 1 nga Librazhdi dhe 1 nga Lezha. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale bën me dije se janë kryer 3512 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 876 qytetarë.

Rastet pozitive janë identifikuar në këto bashki: 179 raste në Tiranë, 72 raste në Vlorë, 59 raste në Elbasan, 56 raste në Durrës, 45 raste në Kavajë, 33 raste në Shkodër, 28 raste në Sarandë, 26 raste në Krujë, Lezhë, Kurbin, 22 raste në Fier, 19 raste në Kukës, 18 raste në Lushnje, Shijak, 17 raste në Berat, Kamëz, Gramsh, 14 raste në Tepelenë, 13 raste në Mirditë, 12 raste në Librazhd, 10 raste në Mat, Delvinë, Dibër, Vorë, 9 raste në Gjirokastër, Malësi e Madhe, Patos, 8 raste në Vau i Dejës, 7 raste në Korçë, Pogradec, Ura Vajgurore, Skrapar, 6 raste në Mallakastër, Peqin, 5 raste në Rrogozhinë, Tropojë, 4 raste në Divjakë, Kolonjë, Kuçovë, Cërrik, Poliçan, 3 raste në Has, Belsh, Prrenjas, 1 rast në Përmet, Roskovec, Himarë, Memaliaj, Këlcyrë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 503 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 45,383 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 280 pacientë, 20 në terapi intensive, nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 7 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19 në spitalet COVID. 4 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Librazhdi, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Lezha, të moshave 57-87 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për të mësuar mjekun tuaj të familjes dhe për të kontaktuar me të. Gjithashtu, telefononi në numri unik 127 i Urgjencës Kombëtare mund të telefononi kur dyshoni se keni shenja të sëmundjes dhe duhet të kryeni testimin për COVID19 apo nëse keni nevojë për trajtim të specializuar spitalor në spitalet COVID.

COVID-19 – Statistika (27 janar 2021)
Raste të reja ditore 876
Të shëruar në 24 orë 503
Të shtruar në spitale 280
Humbje jete në 24 orë 7
Testime ditore 3512

Testime totale 343,833
Raste pozitive 74,567
Raste të shëruara 45,383
Raste Aktive 27,845
Humbje jete 1339

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 16142
Fier 2089
Durrës 1523
Shkodër 1390
Elbasan 1283
Vlorë 1156
Lezhë 1023
Korçë 909
Berat 898
Gjirokastër 557
Dibër 440
Kukës 435


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë