Nga Gazeta ‘Si’- Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, gjatë konferencës me kryeministrin Edi Rama, vlerësoi angazhimin e Shqipërisë për integrimin në Bashkimin Europian.
Costa deklaroi se ky zhvillim tregon se shtetet anëtare të BE-së kanë vlerësuar angazhimin e Shqipërisë për të ecur përpara në procesin e integrimit, duke hapur kështu një fazë të re të reformave.
Ai gjithashtu i bëri thirrje qeverisë që të përshpejtojë përpjekjet në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, duke e cilësuar këtë si një nga prioritetet kryesore në rrugën drejt integrimit europian.
“Shqipëria ka përmbushur piketat e ndërmjetme për grup kapitullin e parë për Themeloret. Kjo tregon se shtetet anëtare kanë vlerësuar angazhimin për të ecur përpara drejt BE. Ky është fillimi i një faze tjetër impenjative, që do të përqendrohet te çështja e zbatimit dhe historiku që do të ketë Shqipëria.
Këto reforma, më shumë sesa kushte të vendosura nga BE, janë zgjedhje nga ana juaj për institucione të forta demokratike. Që dmth një angazhim i vazhdueshëm politik për sundimin e ligjit dhe ruajtjen e një gjyqësori të pavarur janë themelore thelbësore për anëtarësimin.
Ju inkurajoj që të përshpejtoni përpjekjet tuaja për luftën e korrupsionit dhe krimit të organizuar”, tha mes të tjerash ai.
Ndërsa Kreu i qeverisë theksoi se reformat dhe detyrimet që rrjedhin nga procesi i negociatave nuk po zbatohen për hir të Brukselit, por sips tij për forcimin e shtetit dhe institucioneve shqiptare.
Sipas Ramës, sfida kryesore në këtë fazë mbetet zbatimi i reformave dhe i legjislacionit të miratuar, ndërsa vuri në dukje se Shqipëria dhe Bashkimi Europian ndajnë të njëjtin vizion për të ardhmen e procesit të integrimit.
Ai shtoi se bashkë me presidentin Costa, kanë një dakordësi 100% për të gjitha çështjet.
“Ne kemi dakordësi 100% në të gjitha çështjet. Dakordësi 100% sa i përket detyrave që duhet të bëjmë, domosdoshmërisë që të ecim me këtë ritëm dhe për mbylljen e kapitujve, që të bëjmë çmos që rajoni i tërë të veprojë si një kolektiv bashkëpunues.
Në këtë rrugë ne s’jemi vetëm, por kemi një partner të jashtëzakonshëm, siç është BE-ja”, tha Rama.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje