Mjedis

Cop27: BE pranon të japë fonde për vendet më të varfra që janë prekur nga ndryshimet klimatike

Fushata Globale për të kërkuar Drejtësi Klimatike (GCDCJ) mbajti një konferencë shtypi për të provuar të zgjidhë gjendjen e negociatave në Sharm el Sheikh, të cilat përfaqësuesi i fushatës Gadir Lavadenz i quan "hipokrizitë" që ndodhin gjatë bisedimeve.

Të ashtuquajturat vende të zhvilluara jo vetëm që pengojnë negociatat por kanë krijuar vetëm një rrugë, atë të karburanteve fosile dhe nuk lënë hapësira për zgjidhje të tjera” tha ai gjatë fjalimin.

Ndërkohë, në orët e para të së premtes në samitin e OKB-së për klimën Cop27 në Egjipt, nënkryetari i Komisionit Europian, Frans Timmermans, nisi një propozim në emër të BE-së që përfshin krijimin e një fondi humbjeje dhe dëmi.

Vendet e pasura kanë qenë kundër kësaj duke argumentuar se duhet kohë që të përcaktohet nëse një fond i tillë ishte i nevojshëm dhe se si do të funksionojë.

Humbja dhe dëmi i referohen shkatërrimeve të motit ekstrem në infrastrukturën e vendeve të varfra dhe financimit të nevojshëm për shpëtimin dhe rindërtimin pas fatkeqësive të lidhura me klimën.

Paralelisht, BE-ja ka kërkuar më shumë ambicie për reduktimin e emetimeve ku po diskutohet edhe një paketë me plane.

Një negociator i G77, i cili kërkoi të mos citohej me emër tha se ky është një përparim dhe “thjesht kanë bërë një kompromis që është krejtësisht i pasinqertë”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë