Politike

Çollaku: Një aleat strategjik ka shpallur ‘non grata’ një anëtar qeverie, PS ta bëjë publike emrin  

Deputeti i PD-së, Kreshnik Çollaku ka deklaruar se janë një dyzinë deputetësh por edhe një anëtar i qeverisë i shpallur së fundmi “non grata” nga një aleat strategjik. Çollaku nuk ia përmend emrin por ftoi mazhorancën që ta bëjë publike.   

“Mbi një dyzinë deputetësh dhe anëtarë të qeverisë janë shpallur ‘Non Grata’ (së fundmi) nga një aleat i rëndësishëm strategjik.

Qeveria dhe maxhoranca hesht, dhe vazhdon të mos bëjë transparencë e të mos distancohet nga të shpallurit Non Grata.

A mund të jesh dhe Non Grata dhe anëtar i qeverisë???

Ftoj mediat dhe opinionin publik, çdo ditë të ushtrojnë presion te maxhoranca dhe qeveria të bëjnë transparencë dhe të distancohet nga non grata brenda saj”, shkruan Çollaku i cili është njëkohësisht edhe nënkryetar i PD-së që drejtuar nga Lulzim Basha


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë