Futboll

‘Çokollata’ e kapiten Beratit! Atalanta bën një postim special për Gjimshitin pas Juventusit

Gazeta Si – Berat Gjimshiti është gjithmonë e më lider tek Atalanta. Ai nuk po pushon asnjë ndeshje, duke qenë gjithmonë në fushë në kampionat dhe Europë, tashmë edhe me shiritin e kapitenit në krah.

Edhe ndaj Juventusit Gjimshiti ishte në lartësinë e një kapiteni, më i miri në mbrojtje për Atalantën në ndeshjen që përfundoi në barazim, 2-2. Ai ndihmoi edhe sulmin, duke dhënë pasimin për golin e dytë të skuadrës së tij.

Dhe pikërisht për këtë veprim, Atalanta i ka bërë një postim në profilin e saj në Instagram, ku shkruan: “Çokollata e kapiten Beratit”. Një referim për asistin e dhënë për Kupmeiners, që riktheu baraspeshën dhe i dha një pikë të çmuar Atalantës.

Drejtuesit dhe tifozët e klubit bergamask kanë një vlerësim të veçantë për Berat Gjimshitin, i cili gjithmonë ka qenë i përulur dhe ka dhënë maksimumin për skuadrën sa herë ia ka kërkuar trajneri Gasperini.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë