Vende dhe Udhetime

CNN e rendit Shqipërinë mes 12 vendeve për t’u vizituar këtë verë

CNN e ka renditur Shqipërinë mes 12 alternativave për t’u vizituar këtë verë, si destinacion turistik që është një perlë mesdhetare.

“Shqipëria është një perlë mesdhetare që ka të ngjarë të jetë më pak e populluar me njerëz këtë verë sesa Greqia dhe Kroacia”, shkruan CNN krahas fotografisë me pamje të Krujës.

Ndër vendet e tjera që CNN përmend janë:

Madrid: Kryeqyteti i nënvlerësuar i Spanjës, ofron një shumëllojshmëri ushqimesh dhe blerje të mrekullueshme me çmime më të ulëta se shumë kryeqytete europiane.

New York City: Festimet dhe ekspozitat në mbarë qytetin po shënojnë 50 vjetorin e lindjes së hip-hop-it këtë verë.

Cape Town: Cape Town mahnitëse, ofron vlera të mrekullueshme në krahasim me destinacionet me çmime më të larta dhe të mbushura me njerëz në Europë dhe në Mesdhe.

Rajoni i Piemontes i Italisë: Rajoni i ka të gjitha: akomodime luksoze, kështjella antike, restorante të vlerësuar me yje dhe pamje mahnitëse, plus ka edhe vizitat në vreshta.

Los Angeles: Vendi po shënon 100 vjetorin ikonës së Hollivudit, e ngritur në vitin 1923 si një billboard kështu që do ketë festa të shumta.

Peru: Protestat politike kanë rënë në Peru, dhe Machu Picchu vazhdon të mbetet një nga vendet kryesore të turizmit.

Santa Fe: Kryeqyteti i New Mexico, kryeqyteti më i vjetër në SHBA, u themelua në vitin 1610. Artet dhe kultura lulëzojnë akoma dhe është një destinacion kryesor për këdo që dëshiron të provojë ushqime të ndryshme.

Vjenë: Kryeqyteti i Austrisë po feston 300 vjetorin e Belvedere. Muzeu Belvedere është i shpërndarë në tre vende dhe do ketë ngjarje të ndryshme gjithë verës.

Buenos Aires: Kryeqyteti botëror i tangos, Buenos Aires, Argjentinë, ofron një shumëllojshmëri vendesh që mund të vizitohen gjatë verës.

Malta: Ky ishull mesdhetar me një histori të pasur është i përhapur në tre ishuj kryesorë, Malta, Gozo dhe Comino.

Tajlandë: Ishulli Ko Nang Yuan është një vend spektakolar. Fluturimet për në Tajlandë janë të shtrenjta, por vendi ofron një parajsë sapo të arrini atje.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë