Njerez

Çmimi ‘Sacharov 2023’ i jepet Mahsa Amini dhe grave iraniane nga Parlamenti Europian

Gazeta Si – Presidentja e Parlamentit Europian, Roberta Metsola, ka bërë të ditur vendimin për nderimin më të lartë për të drejtat civile.

Çmimi ‘Sacharov 2023’ për lirinë e mendimit i është dhënë Mahsa Amini dhe lëvizjes së protestave iraniane ‘Grua, Jetë dhe Liri’. Mahsa Amini, 22-vjeçarja iraniane, u arrestua nga policia në Teheran më 13 shtator 2022, sepse nuk kishte veshur mirë vellon.

E reja vdiq në spital 3 ditë më pas si pasojë e abuzimeve fizike. Vdekja e saj shkaktoi më pas shpërthimin e protestave masive të udhëhequra nga gratë në Iran.

Çmimi ‘Sacharov’ për lirinë e mendimit akordohet që prej vitit 1988 për të nderuar personat dhe organizatat që mbrojnë të drejtat njerëzore dhe lirinë themelore. Marrja e këtij çmimi do të thotë edhe një shpërblim prej 50 mijë eurosh. Ceremonia e dhënies së çmimit do të zhvillohet më 13 dhjetor 2023 nga Parlamenti Europian në Strasburg.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë