Njerez

Çmimi Nobel në Kimi ndahet mes tre shkencëtarëve që zbuluan pikat kuantike

Tre shkencëtarë janë nderuar ditën e sotme me çmimin Nobel për vitin 2023 në kimi për punën e tyre mbi pikat kuantike, një zbulim themelor në nanoteknologji, të përdorura në dritat LED dhe ekranet televizive, si dhe nga kirurgët kur heqin indet e kancerit.

Çmimi ndahet në mënyrë të barabartë midis Moungi Bawendi, Louis Brus dhe Alexey Ekimov për zbulimet e tyre që vazhduan të revolucionarizojnë industritë nga elektronika e konsumit te kujdesi shëndetësor.

Baëendi është kimist amerikan me origjinë franceze, Brus punon në Universitetin e Columbias dhe Ekimov është shkencëtar kryesor në Nanocrystals Technology, një kompani në New York.

“Për një kohë të gjatë, askush nuk mendonte se mund të krijohen ndonjëherë grimca kaq të vogla, mirëpo, shkencëtarët ia dolën”, tha Johan Aqvist, kryetar i komitetit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë