Treg

Çmimi i naftës rritet përsëri në tregjet botërore

Çmimet e naftës u rritën përsëri të martën, pas një takimi online të krerëve të OPEC+. Takimi erdhi pas një katastrofë natyrore në Kazakistant, që ka ndërprerë prodhimin e naftës atje.

Nafta e kaloi lehtë çmimin e 80 dollarëve për fuçi, me një rritje 1% rreth në një ditë.

Javën e shkuar çmimi i naftës ra pasi OPEC shtyu datën e takimit, ku mendohej se do të merrte një vendim me rëndësi për tregun.

Grupi që atëherë ka lëvizur drejt një kompromisi, duke ndihmuar potencialisht liderin de facto të grupit, Arabinë Saudite, të gjejë konsensus mbi nevojën për të shkurtuar edhe më shumë prodhimin.

Nafta gjeti mbështetje gjithashtu nga një dollar i dobët, një rënie e pritshme në inventarët e naftës së papërpunuar të SHBA dhe rënia e prodhimit të Kazakistanit.

Fushat më të mëdha nafte të Kazakistanit kanë ulur prodhimin e tyre të përbashkët ditor të naftës me 56%.

Katër analistë të anketuar nga Reuters vlerësuan se raundi i fundit i raporteve javore të furnizimit të SHBA do të tregojë se nafta e papërpunuar u ul me rreth 2 milionë fuçi. /Reuters


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë