Treg

Çmimi i naftës në rënie nga presionet ndaj OPEC

Çmimi i naftës shënoi rënie të mërkurën (3 nëntor), ndërsa u regjistrua një rritje e inventarëve në SHBA si konsumatori më i madh i naftës në botë.

Nafta Brent e Londrës ra me 1.6% në 83.34 dollarë për fuçi, ndërsa nafta bruto amerikane ra me 1.9% në 82.31 dollarë për fuçi.

Analistët thonë se çmimet po bien pas raportimit të rritjes së inventarëve të naftës bruto për të 6-n javë radhazi dhe nga presionet e vazhdueshme ndaj OPEC për të rritur furnizimet.

Në takimin e G20 në Glasgow, presidenti amerikan Joe Biden përmendi rritjen e çmimit të naftës dhe gazit si faj të vendeve të OPEC që nuk pranojnë të rrisin ofertën për kërkesën e rritur të tregut dhe të eksportojnë më shumë naftë.  

Organizata dhe vendet aleate, që njihen si OPEC+, do takohen për të rishikuar politikat dhe pritet të rikonfirmojnë planet për rritje mujore të prodhimit. Inventarët e naftës bruto u rritën javën e kaluar, ndërsa benzina ra, sipas Instituti Amerikan të Benzinës (API). Inventarët e naftës u rritën me 3.6 milionë fuçi në javën e fundit të Tetorit, ndërsa benzina ra me 552.000 fuçi.

Kriza botërore e naftës që shkaktoi dhe rritjen e madhe të çmimit të saj preku dhe Shqipërinë, ku tashmë nafta shitet në nivelet më të larta historike në vendin tonë. Herë pas here qytetarët kanë protestuar dhe kanë kërkuar uljen e çmimit të naftës duke fikur dhe makinat.  

Burimi: Reuters/ Përshtat: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë