Treg

Bie çmimi i naftës pas lajmit se SHBA, Kina dhe Britania do të nxjerrin në treg mbi 50 mln fuçi naftë nga rezervat e tyre

Presidenti i SHBA, Joe Biden, do të nxjerrë në treg, 50 milionë fuçi nafte nga Rezerva e Strategjisë së Naftës që të ulë çmimet dhe të dobësojë inflacionin. Të njëjtën gjë do të bëjnë edhe shtetet e tjera, si Kina, India, Japonia, Korea dhe Mbretëria e Bashkuar.

Në vitet pasardhëse, kjo sasi nafte do t’i rikthehet përsëri Rezervës. Fillimisht, Departamenti i Energjisë nxori 32 milion fuçi dhe në muajt në vijim do të nxjerrë dhe 18 milion të tjera.

“Konsumatorët amerikanë po ndjejnë ndikimin e çmimeve të ngritura të naftës, gazit, shtëpi dhe biznese, sepse oferta e naftës nuk ka qenë  e njëjta me kërkesën e tregut pas pandemisë”,-shkruhet në njoftimin e dalë nga Shtëpia e Bardhë. “Prandaj, Presidenti Biden po përdor çdo mjet të mundshëm për të ulur çmimet dhe që të adresojë mungesën e furnizimeve.”

Republikanët kanë fajësuar Biden për nivelin e lartë të inflacionit, që rriti koston e të mirave, përfshirë edhe energjinë elektrike.

India ka thënë se do të nxjerrë në treg 5 milionë fuçi nafte, ndërsa vendet e tjera nuk kanë treguar sasi. Pak orë pas njoftimit nga Shtëpia e Bardhë, nafta brent ra me 12 cent.

Burimi: Reuters/ Përshtati: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë