Treg

Çmimi i makinave elektrike Volkswagen i papërballueshëm

Blerja e një makinë elektrike mund të jetë e papërballueshme për disa njerëz me të ardhura të ulëta, tha presidenti i i Volkswagen, Hans-Dieter Poetsch.


Prodhuesi i makinave gjermane është ende duke u përballur me një skandal të vitit 2015 mbi mashtrimin ndaj testeve të emetimit të gazit dhe ka nevojë për rritjen e prodhimit të automjeteve elektrike për të përmbushur objektivat e ashpra evropiane.

"Ne kemi qëllimin e qartë për ti bërë makinat elektrike të aksesueshëm për një pjesë të gjerë të popullsisë, ndonëse niveli aktual i çmimeve nuk mund të qëndrojë i njëjtë nëse këto makina janë të pajisura me motore elektrike. Prandaj, kjo do të sjellë në mënyrë të pashmangshme rritjen e ndjeshme të çmimeve në segmentin e makinave të vogla", tha Poetsch për gazetën Welt am Sonntag.

Poetsch iu referua objektiva më të ashpra se sa pritej të Bashkimit Europian për të ulur emetimin e diokisdit të karbonit në 37.5 për qind deri në vitin 2030.

Në muajin dhjetor Volkswagen tha se mund t'i duhet të rrisë planet për prodhimin masiv të automjeteve elektrike për të përmbushur objektivat e BE.

VW planifikon të shpenzojë pothuajse 44 miliardë euro për zhvillimin e makinave elektrike, makinave autonome dhe shërbimeve të reja deri në vitin 2023.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë