Treg

Çmimet e shtëpive rriten me 5.0% në Eurozonë në tre muajt e parë të 2020

Në BE cmmimet e shtëpive u rritën me 5.5% në tremujorin e parë të vitit.

Çmimet e shtëpive, të matura nga Indeksi i Çmimeve të Shtëpive, u rritën me 5.0% në zonën e euros në tremujorin e parë të vitit 2020 krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë. Kjo është rritja më e lartë vjetore që nga tremujori i dytë i vitit 2007.

 Në BE çmimet e shtëpive u rritën me 5.5% krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë. Të dhënat nuk u ndikuan nga masat e kontrollit të COVID-19 që Shtetet Anëtare filluan të ndërmarrin gjatë kësaj periudhe.

Të dhënat janë publikuar nga Eurostat, zyra e statistikave të Bashkimit Europian.

Zhvillimet e çmimeve të shtëpive në shtetet anëtare të BE-së.

Midis Shteteve Anëtare për të cilat janë të disponueshme të dhënat, rritjet më të larta vjetore të çmimeve të shtëpive në tremujorin e parë të vitit 2020 u regjistruan në Luksemburg (+14.0%), Sllovaki (+13.1%), Estoni (+11.5%), Poloni (+11.3%) dhe Portugalia (+10.3%), ndërsa çmimet ranë vetëm në Hungari (-1.2%).

Krahasuar me tremujorin e mëparshëm, rritjet më të larta janë regjistruar në Portugali (+ 4.9%), Estoni (+ 4.8%) dhe Sllovaki (+ 4.0%), ndërsa ulje janë vërejtur në Maltë (-4.3%), Hungari (-1.1% ), Irlandë (-0.8%) dhe Belgjikë (-0.1%)


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë