Treg

Çmimet e produkteve të bursave po rriten. Po nis një supercikël?

Historia më e madhe e mallrave 2020 ishte një histori pikiate. Pasi pandemia bllokoi udhëtimet, çmimet e karburanteve ranë menjherë, mandej pas një kohe të shkurtër vijuan më tej rënien e thekshme: në prill kontratat e së ardhmes për West Texas Intermediate ishin pothuajse pa vlerë, nuk  ia vlente barra qiranë. Nafta nisi të shitet pak më shumë se 45$ për barrel në nëntor, e mbështetur nga optimizmi në lidhje me nisjen e bërjes së vaksinave. Për produktet e tjera të listuara në bursa, megjithatë, 2020 nuk ishte dhe aq I keq apo tërësisht i keq. Në fakt, viti mund të ketë shenjuar një sipar të një theksi të jashtëzakonshëm.

Në gusht ari mbërriti në 2,000 $ për onz për herë të parë ndonjëherë, pasi normat e ulta të interesit e bënë metalin e çmuar më joshës se thesaret. Vlera e produkteve të tjera të bursës u rrit gjithashtu, jo vetëm ngase virusi diktoi mbylljen totale asokohe në prill,  por që prej fillimit të 2020, përpara se pandemia të niste.

Asetet e produkteve të bursave nën menaxhim arritën një rekord në dhjetor me 640 mld $, vlerëson Citigroup, një bankë, që përfaqëson një fitim vjetor prej gati 1/4. Këtë vit, më 11 janar edhe indeksi i produkteve të bursës për naftën e S&P GSCI ka mbërritur nivelin e një viti më parë. Debati që zien aktualisht është se si çmimet e naftës po rimëkëmben kaq shpejt, dhe sa lartë mund të fluturojnë çmimet e produkteve të tjera të bursave.

Kjo varet nga çfarë forcash shtyn lart produkte të caktuara në 2020 dhe a do të vijojnë të njëjtën linjë edhe në 2021, apo do të zëvendësohen nga motorrë të tjerë më të fuqishëm të rritjes. Vitin e kaluar Kina rezultoi një importues i madh dhe pasi rriti investimet  dhe mbushi rezervat strategjike. Këto përfshinin; mineral hekuri dhe bakër, të përdorur në projektet e çelikut dhe energjisë elektrike, si dhe mallra të butë si gruri, soja dhe mishi i derrit. Kjo koiçidoi me kufizimet e furnizimit. Shtrëngimet që u morën për të kontrolluar COVID-19 bënë që të mbylleshin disa miniera të mineralit të hekurit në Brazil. Reshjet e pakta në Amerikën e Jugut rritën çmimet e grurit.

Këtë vit ka gjithashtu shenja të furnizimit të kufizuar. Më 11 janar Argjentina hoqi ndalimin e eksporteve të misrit, por vendosi një tavan. Rusia planifikon të taksojë eksportet e grurit në messhkurt. Minierat e mëdha po përballen me risqe të kufizimeve. Protesta në minierën e bakrit Las Bambas në Peru, kanë lëshuar gjithashtu sinjale frike për ndërprerje të furnizimit.

Ndërkaq nafta ka vijuar tentativën e saj të rimëkëmbjes, kjo frymë është fryrë edhe nga shpresat e nisjes së bërjes së vaksinave e njëkohësisht edhe ndjenja e depresionit e shkaktuar nga lajmet për karantinë të mëtejshme. Për të nxitur rritjen e çmimeve, Arabia Saudite këtë muaj tha se do të kufizojë  prodhimin e naftës  me 1m barrela shtesë në ditë në muajt shkurt dhe mars.

Dy zhvillime të rëndësishme mund të sigurojnë më shumë mbështetje. Shpërndarja e gjerë e vaksinave në ekonomitë më të mëdha të botës do të frymëzojë nivele të larta të udhëtimit dhe tregtisë. Dhe një faturë shpenzimesh nga Qeveria demokratike amerikane do të stimulojë aktivitetin ekonomik e për rrjedhojë konsumin e produkteve të bursave. Kjo gjithashtu mund të përkthehet në një dollar më të dobët, që mund ti bëjnë naftën dhe produktet e tjera të dominojnë produktet më të lira në dollarë për blerësit e tregjeve emergjente, ngritjen e kërkesës dhe ngritjen e çmimeve të mallrave nga ana tjetër.

Produktet e bursave që po kërkohen, të drejtuara nga Jeff Çurrie i Goldman Sachs, një bankë, argumenton se trendet afatgjata do të mbështesin çmimet përgjatë dekadës së ardhshme. “Pandemia në vetvete është një katalizator strukturor për një supercikël të produkteve të listuara në bursa,” bind Currie. Në vend të një dollari më të dobët dhe mbështjeje për të nxitur mallrat e bursave, pandemia mund të ketë një efekt për të sinkronizuar aktivitetin e disa prej ekonomive më të mëdha në botë.

Qeveritë në Amerikë, Europë dhe Kinë synojnë të mëbshtesin investimet e gjelbërta dhe përpiqen të mbushin hendekun në të ardhura. Asistenca për familjet e varfra ka një efekt të shtuar në konsum, thekson Currie , që në vetvete mbështet çmimet e produkteve. Dhe investimet e gjelbërta (për karikimet elektrike në stacione, gjithashtu, dhe fermat me erë) që janë produkte-janë intensive. Vitet e hershme të shpenzimeve për investime të gjelbërta, po ashtu mbështesin kërkesën për naftë, përmes rritjes në punësim dhe aktivitetit ekonomik. Goldman vlerëson që  një stimul prej 2 trilion dollarë gjatë dy viteve të ardhshme do të rrisë kërkesën amerikane për naftë me rreth 200,000 barrela në ditë, ose 1%.

Skeptikët presin më shumë një rritje modeste dhe të heshtur. Në afatshkurtër, Ed Morse i Citigroup thekson se, bastet e investitorëve për bakrin nuk mbështeten nga trendet e furnizimit dhe konsumit. Shumica e pakët e Demokratëve në Senat vështirë se garanton që plani i presidentit të zgjedhur Joe Biden për klimën do të miratohet. "Kërkesa nuk I ngjan aspak dekadës së parë e shekullit 21," thotë Morse.

Ai superçikël, më herët u drejtua nga urbanizimi, investimet dhe nga një shtresë e mesme në tregjet emergjente—dhe Kina, në veçanti. Qeveritë nga Berlini në Pekin tani deklarojnë se po përpiqen të sjellin një lloj të ri transformimi. Çmimi I mallrave në dekadat e ardhshme në pjesën më të madhe do të varet nga nëse bëjnë atë që thonë./The Economist/


Copyright © Gazeta “Si”




Më Shumë