Treg

Çmimet e naftës bien pas njoftimit se SHBA-ja do të hedhë në treg rezervat strategjike

Çmimet e naftës ranë ditën e sotme pasi qeveria amerikane deklaroi se do të hedhë në shumë naftë në treg nga rezervat e saj strategjike, duke hedhur poshtë edhe pritshmëritë e analistëve se ky vendim do të shtyhej.

Nafta Brent e Londrës ra me 0.5% dhe po tregtohet në rreth 86 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane u ul me 0.89% dhe po tregtohet në rreth 79 dollarë për fuçi.

Departamenti i Energjisë në SHBA deklaroi se do të shesë rreth 26 milionë fuçi naftë nga rezervat strategjike, që do të ulë totalin në nivelin më të ulët që nga viti 1983. Vitin e kaluar, administrata e presidentit, Joe Biden shiti një rekord prej 180 mijë fuçi naftë.

Gjithashtu, investitorët po presin edhe të dhënat mbi inflacionin në SHBA për janarin, dhe analistët parashikojnë një rritje me 0.5% pas dy muajsh me radhë në rënie.

Ndër zhvillimet e tjera, eksportet e naftës nga portet në Turqi kanë rifilluar, pas tërmetit shkatërrimtar që goditi këtë vend, një javë më parë.

Burimi: Reuters/Përshtati Gazeta Si


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë