Treg

Çmimet e naftës afër nivelit të 100 dollarëve për fuçi nga frika e furnizimit të ngushtë global

Nga Gazeta ‘Si’-Kontratat e së ardhmes së naftës u rritën në nivelin më të lartë në më shumë se një vit të enjten(28 shtator), pasi një rënie e rezervave të naftës së papërpunuar në Shtetet e Bashkuara shtoi shqetësimet për furnizimet e shtrënguara globale nga shkurtimet e prodhimit të OPEC+.

Kontrata e së ardhmes së naftës bruto Brent u rritën me 36 cent në 96.91 dollarë për fuçi gjatë mëngjesit të së entjes.

"Lëvizja aktuale drejtohet pa mëdyshje nga oferta e pakët dhe rënia aktuale e inventarit," deklarojnë ekonomistët.

Stoqet e naftës së papërpunuar në SHBA ranë me 2.2 milionë fuçi javën e kaluar në 416.3 milionë fuçi, treguan të dhënat e qeverisë, duke eklipsuar rënien prej 320.000 fuçish që analistët deklaruan se pritej në një sondazh të Reuters.

Çmimet e naftës u rritën ndjeshëm në botë para një jave kur Rusia ndaloi përkohësisht eksportet e saj dhe benzinës në një përpjekje për të stabilizuar furnizimet e brendshme.

Rusia i ndaloi eksportet në të gjitha vendet jashtë një rrethi prej katër ish-shtetesh sovjetike që përfshijnë Bjellorusinë, Kazakistanin, Armeninë dhe Kirgistanin.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë