Në 2015, Jessica Largey po jetonte ëndrrën e saj. Ajo punonte si kuzhiniere në restorantin "Michelle Manresa" në Los Gatos, Kaliforni, ku fitoi edhe çmimin prestigjioz ‘Rise Star Chef’ të Fondacionit "James Beard". Megjithatë ajo vazhdimisht ishte e shqetësuar dhe e dëshpëruar, dhe nuk kishte idenë se nga i vinte kjo turbullirë. “Nuk kam pasur ndonjë lumturi në jetën time, unë bëra atë që desha, por unë kisha humbur ndjenjën për veten time”, thotë ajo. U përpoq për disa kohë që të luftonte depresionin, duke u shkëputur nga puna, la postin e saj që kishte fituar me shumë mund, për t’iu përkushtuar shëndetit mendor. Gjatë asaj kohe, ajo punoi me një këshilltare jete e cila e pyeti: "Me çfarë ushqehesh?"
Largey rishqyrtoi edhe një herë dietën e saj. Ajo përfshiu më shumë zarzavate me gjethe, avokado, turshi dhe arra. Shafrani i Indisë dhe xhenxhefili u bënë pjesë e çdo vakti. Pas kësaj ajo filloi të ndihej më mirë.
“Kuptova se mënyrat e të ushqyerit që unë kisha më përpara po ndikonte në shëndetin tim mendor, dhe gjendjen emocionale”, thotë Largey. Ndryshimi i dietës gjithsesi nuki shmangu luhatjet emocionale, por ajo filloi të ndihej më mirë më veten. E gatshme emocionalisht për t'u kthyer në punë, ajo vendosi të hapë një restorant në Los Anxhelos.
Qasjet spiritualiste për shëndetin mendor dhe fizik shpesh përfshijnë ushqimin. Por lidhja ndërmjet ushqimit dhe shëndetit mendor tani po shihen me tjetër sy edhe në radhët e mjekësisë konvecionale. Hulumtimet në fushën e psikiatrisë mbështesin pretendimin shkencor se ajo që hani ka një lidhje të drejtëpërdrejtë me menaxhimin e ankthit dhe depresionit. Sipas Shoqatës Amerikane kundër Stresit dhe Ankthit, çrregullimet e ankthit janë forma më e zakonshme e sëmundjeve mendore në SHBA, duke ndikuar tek 18% e popullsisë. Gjithnjë e më shumë, profesionistët e shëndetit mendor po kthehen në trajtime integruese për të plotësuar ilaçet dhe format tradicionale të terapisë. Muajin e ardhshëm, Gazeta Botërore e Psikiatrisë do të publikojë "Ushqime kundër depresionit", nga Dr. Drew Ramsey, psikiatër klinik dhe asistent profesor në Universitetin e Kolumbias dhe Dr. Laura LaChance e Qendrës për "Varësi dhe Shëndet Mendor" në Toronto.
Gazeta cilëson 12 vitaminat më të rëndësishëm për menaxhimin e depresionit dhe ankthit, të cilat merren përmes ushqimeve: acidi folik (vitamina B9), hekuri, acidet yndyrore, omega-3, magnezi, kaliumi, seleni, tiamina (vitamina B1), vitamina A, vitamina B6, vitamina B12, vitamina C dhe zinku.
Midhjet, zarzavatet, spinaqi; salmoni i egër; të brendshmet e kafshëve, arrat; fasulet dhe farat, janë ushqimet që përmbajnë vitaminat e lartëpërmendura. Mjekët psikiatër pohojnë se lidhja "stomak-tru" është thelbi i menaxhimit të ankthit dhe depresionit për shumë njerëz.
"Bilanci i baktereve të mira dhe të këqija në zorrë është thelbësor për shëndetin mendor", thotë Dr Uma Naidoo, instruktor i psikiatrisë në Harvard Medical School, instruktor i kuzhinës në Shkollën e Kembrixhit të Arteve Kuzhinë dhe drejtor i psikiatrisë ushqimore dhe jetësore në Massachusetts General Hospital . "Një çekuilibër shkakton inflamacion dhe një çekuilibër të hormoneve dhe neurotransmetuesve të rëndësishëm - melatonin dhe serotonin - në tru."
Dr. Naidoo thotë se eleminimi i ilaçeve është thelbësore.
"Disa nga medikamentet shkaktojnë ndryshime në peshë dhe ndryshime në metabolizëm, kështu që është mirë që eliminimi i tyre.
Dr. Naidoo, theksoi se dieta është vetëm një pjesë e qasjes së saj. "Unë nuk pyes vetëm sesi ushqeheni. Pyes se si po flini, a bëni stërvitje?” Unë mendoj se gjithçka ndihmon në forcimin e shëndetit mendor
‘Nuk mund të thuash vetëm: Merr 10 miligram Prozac. Në të njëjtën kohë, nuk mund të thuash vetëm: ha 10 boronica në ditë. " shtoi më tej Dr. Dr. Ramsey dhe Dr. Naidoo bashkëpunojnë me kuzhinierët, mes të cilëve edhe David Bouley, i cili përqendrohet në lidhjen midis ngrënies së mirë dhe shëndetit të mirë në restorantin e tij të Manhattan .
Bouley po punon me dy mjekë për të promovuar lidhjen midis ushqimit dhe aktiviteteve fizike Përbërësi i preferuar i z. Bouley për anti-ankth: janë bakteret.
Ushqimet e fermentuara, sipas Drs. Ramsey dhe Naidoo, sjellin "baktere të mira", ose probiotikë, në sistemin e tretjes që ndihmon në lehtësimin e ankthit në tru. Këtë muaj, Bouley po paraqet një meny me ushqime fermentuese në restorantin e tij;. Menyja përfshin akullore të bërë me koji ( një produkt fermentimi i përdorur shpesh në Japoni) dhe kërpudha fermentuara.
Ndërsa vitin e ardhshëm, ai do të publikojë një libër, "Living Pantry", që do të dokumentojë punën e tij me mjekët.
Kjo pjesë është çelësi, tha Victoria Albina, një praktikante infermiere funksionale dhe integruese. Ajo thekson nevojën për aksesueshmëri. "Medikamentet dhe vizitat mjekësore janë shumë më të shtrenjta sesa ushqimi i mirë” tha ajo.
"Ne si komb duhet të fillojmë duhet të hamë më shumë ushqimet organike. Në faqen e saj të internetit victoriaalbina.com, ajo ndan recetën si supë me kocka dhe lakër turshi, të cilat promovojnë shëndetin e mirë mendor "Këto janë receta të lehta dhe të përballueshme. Edhe duke ngrënë perime të ngrira është një mënyrë e mirë dhe e lirë për të marrë vitamina të ushqyeshme për trurin” shtoi ajo më tej.
Mjekë , këshilltar, kuzhinier, mendojnë se nuk ka terapi më të mirë se sa të ushqehesh shëndetshëm.
Më poshtë keni një listë me ushqimet që kanë renditur Dr. Uma Naidoo nga Harvard Medical School dhe Dr. Dreë Ramsey nga Universiteti Columbi. Ashtu si të tjerët në fushën e tyre, të dy mjekët theksojnë se këto ushqime mund t’i ndihmoni edhe me aktivitete fizike dhe gjumë e mirë. Mjekët theksojnë se nuk janë vetëm ushqimet që luajnë rol në shëndetin mendor.
Fasulet përmbajnë vitamina B, tiaminë, hekur dhe magnez.
USHQIMET E FERMENTUARA përmbajnë probiotikë.
Fruta si manaferrat dhe avokado përmbajnë kalium, vitamina B, vitaminë C dhe magnez.
Spinaqi dhe kale përmbajnë magnez, hekur, zink, vitaminë A, vitaminë E dhe B vitamina.
thjerrëzat përmbajnë magnez, vitamina B, zink dhe hekur.
Mishra të tilla si viçi i ushqyer me bar dhe mishrat e organeve përmbajnë vitaminë A, vitamina B, zinku dhe hekuri.
Frutat e thatë si arra dhe lajthitë përmbajnë magnez, yndyrna omega-3, zink, vitamina B, vitaminë E dhe selen.
Vajra të tilla si ulliri dhe peshku përmbajnë yndyrna omega-3 dhe vitamina E.
Hudhra, salmoni i egër përmbajnë zink, hekur, vitamina B, yndyrna omega- 3, magnez dhe selen.
Farërat e lulediellit përmbajnë vitaminë E, vitaminë B1, magnez, zink dhe yndyrna omega 3.
xhenxhefil dhe shafran i Indisë përmbajnë magnez, vitaminë C, vitaminë B6, vitaminë B1 dhe vitaminë E.
Orizi përmbajnë zink, hekur, vitaminë B1, selen dhe magnez.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.