Futboll

Çlirohet Armando Broja, shënon për Çelsin në fitoren e thellë në FA Cup

Gazeta Si – Armando Broja kishte shansin e artë për t’u zhbllokuar sot dhe e shfrytëzoi në mënyrën më të mirë. Sulmuesi kuqezi realizoi golin e parë për Çelsin në fitoren 4-0 ndaj Prestonit në FA Cup.

Broja devijoi bukur me kokë një top të krosuar nga e majta në minutën e 58-të, duke zhbllokuar rezultatin. Ai e nisi ndeshjen titullar, por gjatë pjesës së parë Çelsi nuk mundi të gjente hapësira në mbrojtjen e ngjeshur të kundërshtarit.

Pas golit Broja goditi shtyllën, ndërsa disa minuta më vonë pati një tjetër rast për të bërë dopietë. Ai kaloi edhe portierin e Prestonit, por një mbrojtës i mohoi golin e dytë. Futbollisti i Kombëtares shqiptare u zëvendësua nga trajneri Poçetino çerek ore para fundit.

Ishte një mbrëmje pozitive për sulmuesin kuqezi. Mbi të gjitha ky gol pritet ta ndihmojë atë në aspektin psikologjik, për të psur vazhdimësi në ndeshjet e tjera.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë