Në nderim të 75-vjetorit të Çlirimit të Tiranës, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi u shpreh se 17 nëntori nuk është vetëm ditë nderimi dhe feste, por edhe amaneti i gjakut të dëshmorëve për të mos e lejuar të keqen të vrasë ëndrrën.
“17 nëntori i çlirimit të Tiranës nuk është vetëm ditë nderimi dhe feste. Është edhe amanet i gjakut të dëshmorëve, për ta dashur dhe mbrojtur Tiranën dhe Shqipërinë, e për të mos e lejuar të keqen të vrasë ëndrrën e tyre për liri dhe demokraci, për një jetë më të mirë dhe të sigurt në këtë vend dhe këtë tokë që quhet atdhe dhe që është shtëpia jonë!”, shkruan Kryemadhi në “Facebook”.
Kryemadhi thekson se sot “mirënjohja më e madhe shkon për partizanët e lirisë, për bijat dhe bijtë e paharruar që dhanë jetën dhe derdhën gjakun e tyre në themelet e lirisë së Tiranës antifashiste, që është kryeqyteti i vetëm në Europë i çliruar pa praninë e ushtrive të huaja”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.