Vende dhe Udhetime

Çka është e bukur diku, është e çuditshme diku tjetër

Kultura të ndryshme, kanë standarde të ndryshme për bukurinë. Çka konsiderohet e bukur në një vend të botës, mund të shihet si një defekt fizik apo si një traditë e çuditëshme diku tjetër.

"Bright Side" ka bërë një përzgjedhje të gjërave më interesante që njerëzit vlerësojnë si tërheqëse dhe seksi në vende të ndryshme anembanë botës.

Dhëmbët e prerë - Japoni
Në vendet perëndimore, një vijë e drejtë e dhëmbëve konsiderohet si përkufizimi i buzëqeshjes së përsosur. Por në Japoni, gjërat janë anasjelltas: kulmi i atraktivitetit është i ashtuquajturi "yaeba", ose dhëmbët e shtrembër. Ata besojnë se njerëzit duken më të bukur nëse e kanë këtë cilësi.

Dekorimi i trupave - Afrika Perëndimore, Guinea e Re
Banorët e Guinesë së Re dhe disa vende të tjera në Afrikë ende dekorojnë trupat e tyre duke gdhendur shenja të shumta artistike. Për gratë këto "tatuazhe" konsiderohen si tregues i bukurisë së madhe.

Një fytyrë në formë zemre - Korea e Jugut. Në Korenë e Jugut, kirurgjia plastike është shumë e përhapur. Në qytetet e mëdha, do të shihni kudo reklamat që bëjnë thirrje që njerëzit të shkojnë në dyert e kirurgjisë për të përmirësuar pamjen e tyre. Posedimi i një fytyre në formë zemre shihet si një nga mënyrat kyçe të bukurisë. Për të kthyer fytyrën në formë zemre, shumë koreanë janë të përgatitur t'i nënshtrohen operacioneve komplekse. Kjo shpesh përfshin thyerjen e eshtrave në nofull dhe tre pjesë të tjera. Për një kohë të gjatë pas këtij operacioni, individi nuk është në gjendje të hajë ushqim të fortë.

Pesha e tepërt - Mauritani

Mauritanët nuk kanë absolutisht asnjë shans të tërheqin shikimin e dikujt, nëse nuk janë të shëndoshë. Për t'u siguruar që vajzat të marrin dimensionet e dëshiruara, prindërit e tyre i dërgojnë në "ferma" të veçanta ku mund të hanë deri në 16,000 kalori në ditë. Për fat të keq, për shkak të kësaj tradite, shumë vajza preken nga sëmundje të stomakut.

Hunda e drejtë - Iran
Përkundër çmimit të lartë të procedurës, burrat dhe gratë këtu janë të gatshëm të paguajnë çdo gjë për hir të hundës së drejtë, e cila shihet jo vetëm si simbol i bukurisë, por edhe si një status i caktuar në shoqëri.

Lëkura e bardhë - Kinë, Tajlandë
Në shumë pjesë të Azisë, lëkura e zbehtë konsiderohet të jetë standardi perfekt i bukurisë. Nëse dilni për të blerë një krem për fytyrën, do të zbuloni se të gjitha produktet do të kenë përbërës zbardhues. Kjo përfshin edhe produktet që burrat përdorin pas rrojes. Shumë kinezë refuzojnë të shkojnë në plazhe pa maskë, pasi duan të mbrojnë lëkurën e tyre nga efektet e diellit.

Një ballë i lartë - Njerëzit e fisit Fula
Për gratë e fisit afrikan Fula, një ballë i lartë është pjesë e bukurisë. Për këtë arsye disa nga gratë e fisit i heqin pjesët e flokëve mbi ballë në mënyrë që të krijojnë iluzionin se kanë ballë të lartë.

Një qafë e gjatë - Birmani. Një nga rajonet e Birrmanisë lindore është quajtur "vendi i gjirafës". Ky emër i referohet popullit Kayan që jeton atje, gratë e të cilit mbajnë unaza prej bronzi rreth qafës së tyre. Besohet se sa më të gjatë ta ketë qafën një person, aq më bukur duket ai. Sipas legjendës, këto unaza mbrojnë gratë kajane nga tigrat, edhe pse në të vërtetë ato janë thjesht një mënyrë për të shprehur identitetin e tyre fisnor.

Buzët e mëdha-Mursi, Suri. Në fisin Mursi të Etiopisë, vajzat mësojnë të shtrijnë lëkurën e buzëve të tyre të poshtme duke përdorur disqe të veçanta. Sa më i madh disku, aq më i lartë është statusi shoqëror i vajzës dhe aq më e madhe është shuma që duhet paguar përpara një martese.

Një gjë e ngjashme mund të gjendet me fisin Suri. Ata janë një fis i vogël afrikan që banon në një zonë në Etiopinë jugperëndimore përgjatë kufirit sudanez.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë