Trend

Çizmet më të preferuara të momentit janë në lartësinë e gjurit dhe me takë

Harrojini çizmet që arrinin deri te kyçi të sezonit të kaluar, ndërsa vjeshta ka zënë vend është koha të përdorim çizmet elegante që arrijnë deri në lartësinë e gjurit. Këto çizme të cilat i japin këmbës shumë hijeshi po përdoren shumë edhe nga të famshmet gjithashtu. Pak kohë më parë, gjatë mesit të shtatorit, modelja Kendall Jenner doli rrugëve të New York-ut e veshur me një fustan të shkurtër të zi dhe një palë cizme lëkure në ngjyrë të zezë. Disa ditë pas saj, Emily Ratajkowski përdori një trend pak më të thjeshtë i cili u prezantua edhe në pasarelat e Javëve të Modës, ajo kishte veshur një palë çizme të gjata në ngjyrë të verdhë përmbi xhinset e ngushta. Por ky trend nuk ndaloi aty, Hailey Bieber, Gigi Hadid dhe Kaia Gerber gjithashtu e kanë provuar trendin e çizmeve të gjata.

Dhe ndërsa stilistët prezantuan shumë çizme në lartësinë e gjurit gjatë pasarelave të vjeshtës 2019, ato kanë qënë me shumicë edhe në shfaqjet e pranverës 2020. Gjatë muajit që kaloi, këto lloj çizmesh u prezantuan tek shfaqjet e Marc Jacobs dhe Maryam Nassir Zadeh, por ato kanë prekur edhe pasarelat europiane gjithashtu, në shfaqjen e Gucci-t në Milano dhe në shfaqjet e Y/Project dhe Isabel Marant në Paris.

Nëse do t'i marrësh dhe ti menjëherë këto çizme atëherë je me fat sepse tani ato mund t'i gjesh kudo.

Vrapo, mos ec : Më poshtë, 11 çizme në gjatësinë e gjurit të cilat mund t’ja shtosh garderobës së vjeshtës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë