Futboll

City nis “hakmarrjen”, gati të bëjë një merkato të madhe

Manchester City është gati të bëjë një merkato të madhe, pas pafajësisë nga ana e CAS në lidhje me Fair Play financiar. Çështje jo vetëm krenarie për sheikun Mansour që kërkon të "hakmerret" ndaj UEFA-s. Guardiola ka festuar në rrjetet sociale, natyrisht do të qëndrojë në pankinën e Citizens dhe është në pritje të dhuratave. Emra të rëndësishëm ato që nënvizohen nga Daily Mail: nga Lautaro Martinez tek Alaba.

Sulmuesi argjentinas i Interit është gjithnjë në shënjestrën e Barcelonës, por tani edhe Guardiola e ka kërkuar si përforcim për sulmin. Klauzola prej 111 milionë euro tashmë ka skaduar kështu që duhet negociuar me Marotta. Pastaj është Alaba që dëshiron të largohet nga Bayern Mynih dhe është i kërkuar nga të gjithë të mëdhenjtë e Europës. Zikaltërit kishin avancuar me negociatat, por përfshirja e anglezëve i  komplikon planet. Për të mos harruar Ferran Torres, sulmuesin e Valencias që kërkohet nga Real dhe Juve.

Anglezët kanë vënë si objektiv Kalidou Koulibaly, i preferuari i Pep që prej disa vitesh. Napoli kërkon të blindojë, por firma e rinovimit nuk ka ardhur ende dhe oferta ekonomike nga Premier mund të jetë shumë tunduese për mbrojtësin. Kështu, Manchester City mund të shpenzojë pafund dhe të gjithë klubet e mëdha të Europës janë të paralajmëruar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë