Vende dhe Udhetime

Cilat vende në Europë dhe si po i lehtësojnë masat kufizuese?

Zyra e Mbretërisë së Bashkuar e marrdhënieve për jashtë (The UK Foreign Office, FCO) aktualisht është duke këshilluar kundër udhëtimeve ndërkombëtare për në Angli me përjashtim të rasteve të veçanta, gjer në një njoftim të dytë. Sidoqoftë vendet në Europë kanë nisur të lehtësojnë masat karantinuese dhe kufizuese të udhëtimeve ndërkombëtare. Sot restorantet, baret, dyqanet dhe muzeumet po rihapen në Itali dhe në 16 maj kryeministri Giuseppe Conte ka nënshkruar një dekret që e lejon turizmin e huaj të rinisë më 3 qershor. Portugalia, Belgjika, Danimarka dhe Polonia gjithashtu po rihapin dyqanet e tyre ushqimore si dhe biznese të tjera me kapacitet të limituar dhe me masa shëndetësie e sigurie të vëna.

Dakortësime mbi udhëtime reciproke, siç janë propozuar e nga Komisionin Europian, mund të vihen në jetë mes vendeve me profile risku të ngjashme. Përshëmbull Estonia, Letonia dhe Lituania kanë formuar “flluskën e tyre të udhëtimit” duke lejuar kështu lëvizje të lirë midis këtyre vendeve. Një ide e ngjashme është propozuar e nga sekretari i transportit të Anglise Grant Shapps në 18 maj ku të lejohej udhëtimi nga e drejt vendeve me R më pak se një në mënyrë që të nxitej industria e udhëtimit ajror.

Aktualisht në Angli gjithë pasagjerët ndërkombëtare duhet që të dorëzojnë informacionet e kontakteve të tyre apo të afërmve tek të cilët ata do shkojnë si dhe të akomodimit. Ata gjithashtu duhet që të shkarkojnë aplikacionin e gjurmimit të NHS-së. Ndërkohë të gjithë turistët e huaj, me përjashtim të atyre që vijnë nga një listë vendesh që së shpejti do të konfirmohet, duhet që të vetë-izolohen në vendin e tyre të akomodimit për 14 ditë sapo mbërrijnë.

Kancelari i Austrisë Sebastian Kurz veshur me maskë

Austria

Udhëtimi me shtetet fqinje do të lejohet, si dhe kufiri më 15 qershor do të jetë i hapur për të udhëtuar drejt e nga këto vende: Gjermania, Zvicra, Lihtenshtejni, Republika Çeke, Sllovakia dhe Hungaria. Por trenat e pasagjerëve aktualisht janë të pezulluar mes këtyre vendeve: Austria, Italia, Sllovenia, Sllovakia, Zvicra dhe Republika Çeke. Aeroportet e Vienës, Innsbrukut dhe Salzburgut janë në fuksionim por me shërbim të limituar gjer në 31 maj. Restorantet dhe baret janë të hapura ndërsa hotelet do të hapen më 29 maj. Maskat janë të detyrueshme të vishen në transport publik dhe nëpër dyqane. Nuk do të lejohen evente me grumbullime të mëdha njerëzish gjer më qershor. Një dokument shëndetësor që nuk ke koronavirus duhet për turistët e huaj që vijnë në Austri. Në të kundërt ata duhet që të vetë-izolohen për 14 ditë. Testimi për koronavirus gjithashtu mund të bëhet në aeroportin e Vienës për 190 euro.

Belgjika

Belgjika po synon të rihapë udhëtimet ndërkombëtare për turistët më 15 qershor. Lejohen disa udhëtime nga e drejt Anglisë por për gjëra esenciale. Transporti publik është duke operuar por gjithë pasagjerët duhet të jenë të pajisur më maska. Dyqanet janë të hapura dhe muzeumet u hapën dje. Duke filluar nga 8 qershori kafenetë, restorantet dhe disa atraksione turistike do të rihapen si dhe do të lejohen disa evente të vegjël në ambient të hapur të operojnë. Aktualisht të gjithë që vijnë në Belgjikë duhet që të vetë-izolohen për 14 ditë.

Në Sofie të Bullgarisë

Bullgaria

Akoma nuk është dhënë një njoftim zyrtar se kur do të rihapen kufijtë për turistët e huaj. Aktualisht operojnë disa linja fluturimi nga Sofia drejt Londrës e anasjelltas por veçse për udhëtime të rëndësishme si dhe për udhëtime në tranzit. Disa hotele dhe pishina janë hapur e po kështu marketet, lokalet në ambient të hapur dhe restorantet. Vizitat nëpër male dhe parqe kombëtare gjithashtu lejohen.

Kroacia

Lejohet vajtja për në Kroaci nëse poseidon një pronë apo varkë këtu apo nëse ke të afërm. Për momentin akoma nuk ka një datë për hapjen e kufijve ndaj turistëve të tjerë. Parqet, dyqanet, muzeumet, hotelet dhe restorantet janë rihapur së bashku me transportin publik.

Qipro

Aeroportet dhe portet do të rinisin aktivitetin e tyre me kujdes gjatë datave 9 dhe 13 qershor. Në të njëjtën kohë hotelet, kinematë në ambiente të hapura, teatrot dhe qëndrat tregtare do të rihapen. Plazhet dhe muzeumet do të rihapen më 1 qershor. Parqet dhe aktivitetet e ndryshme argëtuese së bashku me zonat turistike dhe arkelogjike do të rihapen  duke filluar nga 21 maji.

Në Pragë të Republikës Çeke

Republika Çeke

Kufijtë me Austrinë dhe Gjermaninë do të hapen më 15 qershor. Gjithashtu lejohen udhëtime të rendësishme nga e drejt Anglisë, por për turizëm për shtetasit e huaj akoma nuk është dhënë një informacion zyrtar. Dyqanet, restorantet në ambient të hapur, lokalet e natës, muzeumet, institucionet kulturore dhe eventet me 100 njerëz lejohen të operojnë. Hotelet do të rihapen më 25 maj si dhe rregullat e vënies së maskave në transport publik pritet që të lehtësohen.

Danimarka

Qeveria Daneze ka thënë se do të vendosë hapjen e kufijve për udhëtimet ndërkombëtare për turistët e huaj më 1 qershor. Dyqanet, parqet dhe disa hotele janë të hapura se bashku me transportin publik. Restorantet dhe lokalet janë hapur dje. Palestrat, teatrot dhe kinematë do të rihapen më 8 qershor si dhe eventet e tjera me më shumë se 10 individë.

Estonia, Letonia dhe Lituania

Aktualisht veçse turistë nga këto vende lejohen që të lëvizin lirshëm

Helsinki, Finlandë

Finlanda

Nuk ka akoma një datë për udhëtime ndërkombëtare për qëllime turizmi drejt Finlandës. Dyqanet janë të hapura dhe restorantet, baret, institucionet kulturore do të rihapen më 1 qershor (por duke praktikuar distancimin social). Po në këtë datë do të lejohen eventet me më shumë se 50 njerëz. Ndërsa resortet e skive dhe shumë hotele të tjerë akoma qëndrojnë të mbyllur.

Franca

Kufijtë do të hapen më 15 qershor për vendet si Zvicra e Gjermania. Transporti publik po nis të operojë akoma e më shpesh dhe maskat janë të detyrueshme. Disa dyqane janë rihapur ndërsa restorantet dhe baret pritet që të rihapen më 2 qershor. Plazhet, muzeumet e mëdha dhe disa parqe pritet që të qëndrojnë të mbyllura gjer më 1 qershor. Një dokument shëndetësor i’u kërkohet në hyrje turistëve të huaj që verteton se ata nuk kanë koronavirus, në të kundërt ata do të vetë-izolohen për 14 ditë.

Gjermania

Kufijtë do të rihapen me Zvicrën, Francën dhe Austrinë më 15 qershor. Dyqanet dhe restorantet janë hapur që më 15 maj. Hotelet pritet që të rihapen më 25 maj ndërsa eventet e mëdha pritet që të lejohen pas gushtit.

Plazhet janë rihapur në Greqi. Plazhi Alimino, Athinë. (AP Photo/Yorgos Karahalis)

Greqia

Kufijtë do të rihapen për turistët ndërkombëtarë më 1 qershor. Disa prej fluturimeve dhe transporteve detare të brendshme aktualisht po operojnë. Udhëtime drejt e nga ishujt e Evias dhe Kretës lejohet ndërsa për tek ishujt e tjerë akoma jo. Aktualisht gjithë të sapo-mbërriturit në Greqi duhet që të vetë-izolohen për 14 ditë. Maskat janë të detyrueshme nëpër dyqane dhe restorante. Gjatë qershorit qendrat tregtare, kafenetë, kinematë, hotelet, parqet e argëtimit e shumë biznese të tjera do të rihapen gradualisht.

Hungaria

Kufijtë do të rihapen veçse me Austrinë më 15 qershor. Akoma nuk është dhënë një njoftim zyrtar përsa i përket turistëve të huaj të tjerë. Maskat janë të detyrushme thuajse në çdo biznes apo shërbim publik të vendit. Dyqanet, qendrat tregtare, parqet, baret e restorantet janë të hapura.

Islanda

Qeveria pret të lehtësojë masat kufizuese me turistët e huaj jo më vonë se 15 qershori. Kufijtë kanë qëndruar të hapur për vendet Shengen por duhet një dokument shëndetësor në hyrje të vendit që vërteton se nuk ke koroanvirus në të kundërt të duhet të vetë-izolohesh për 14 ditë. Distancimi social prej dy metrash është i detyrueshëm në çdo shërbim publik e privat. Dyqanet, hotelet, restorantet dhe shumë biznese të tjera janë të hapura.

Në një park të Dublinit, Irlandë

Irlanda

Disa udhëtime me avionë e anije lejohen drejt e nga Anglia. Transporti publik është i limituar dhe restorantet me lokalet do të rihapen më 29 qershor. Hotelet, muzeumet dhe galeritë e artit do të rihapen më 20 korrik.

Italia

Kufijtë do të rihapen për turistët më 3 qershor. Parqet janë aktualisht të hapur si dhe restorantet e kafenetë. Hotelet do të rihapen më qershor. Transporti publik është duke operuar por jo në kapacitet të plotë.

Luksemburgu

Kufijtë janë aktualisht të hapur me Gjermaninë. Nuk ka një njoftim zyrtar për turistët e huaj të tjerë. Restorantet, dyqanet dhe hotelet pritet të rihapen pas 25 majit e po në këtë datë do të lejohen sportet pa kontakt në ambient të hapur. Maskat janë të detyrueshme nëpër supermarkete dhe transport publik.

Malta

Akoma nuk ka një njoftim zyrtar për turistët. Aeroporti pritet të rihapet në fund të majit. Të gjithë që mbërrijnë në Maltë aktualisht duhet të vetë-izolohen për 14 ditë. Maskat janë të detyrueshme nëpër dyqane dhe transport publik. Lokalet, baret dhe restorantet pritet që të rihapen në fillim të qershorit.

Amsterdam, Hollandë

Hollanda

Kufijtë janë të hapur për turistët nga vendet Shengen dhe për ata që duhet që të vizitojnë Hollandën për qëllime të rëndësishme. Dyqanet dhe disa prej hoteleve janë të hapura. Maskat janë të detyrueshme në transport publik. Restorantet, baret, teatrot, muzeumet, kinematë e biznese të tjerë do të lejohen të operojnë më 1 qershor por duke respektuar distancimin social. Parqet e argëtimeve dhe kampinget do të rinisin më 1 korrik. Eventet si koncerte dhe festivale me më shumë se 100 njerëz do të lejohen pas 1 shtatorit.

Norvegjia

Akoma nuk ka një njoftim zyrtar për hapjen e kufijve me turistët e huaj. Disa hotele, dyqane dhe restorante aktualisht janë të hapura. Eventet gjer me 50 individë, parqet, galeritë, institucionet kulturore etj pritet që të rihapen më 15 qershor.

Polonia

Kufijtë do të hapen për turistët e huaj më 13 qershor. Masat kufizuese janë hequr gradualisht që prej 4 majit dhe udhëtimi nëpër qytete të tjerë brenda Polonisë e parqeve e plazheve aktualisht lejohet. Udhëtimet ndërkombëtare do të rinisin më 23 maj. Aktualisht të gjithë të mbërriturit duhet të izolohen për 14 ditë. Hotelet janë lejuar të rihapen që më 4 maj. Muzeumet, galeritë e artit dhe dyqanet janë hapur dje. Një pjesë e transportit publik po operon dhe maskat janë të detyrueshme në ambient të hapur.

Lisbonë, Portugali

Portugalia

Kufijtë me shumë mundësi pritet që të rihapen për turistët ndërkombëtarë në 2020-n. Lehtësimi i masave kufizuese varion sipas rajoneve. Transporti publik po operon por me kapacitet të limituar. Restorantet dhe lokalet janë lejuar të rihapen në disa rajone më 18 maj. Shumë prej hoteleve të rajonit të Algarves janë rihapur e plazhet pritet që të rihapen në qershor. Udhëtimi për qëllime jo të rëndësishme nuk lejohet drejt rajoneve të Madeira dhe Azores.

Rumania

Nuk ka akoma një njoftim zyrtar për hapjen e kufijve për turistët. Hotelet, dyqanet, muzeumet dhe restorantet janë hapur më 15 maj. Maskat e fytyrave janë të detyrueshme në ambiente publike dhe po kështu e në transport publik

Sllovakia

Nuk ka akoma një njoftim zyrtar për hapjen e kufijve për turistët. Disa fluturime lejohen por veçse për arsye tranziti. Lejohen të operojnë dyqanet, restorantet, baret, muzumet e galeritë e arteve dhe maskat janë të detyrueshme në ambient të hapur. Transporti publik gjithashtu operon e maskat duhet të vishen nga pasagjerët.

Protestues në Ljubjanë të Sllovenisë kundë masave kufizuese të vëna nga qeveria

Sllovenia

Pritet të bëhet një hapje graduale e kufijve. Pritet me Hungarinë që kufiri të hapet më 1 qershor. Fluturimet janë të limituara dhe gjithë të mbërriturit jashtë BE-së duhet që të vetë-izolohen për 7 ditë dhe të tregojnë një vërtetim për akomodimin. Dyqanet, galeritë e arteve, hotelet, baret e restorantet janë hapur. Transporti publik është duke operuar pjesërisht ndërkohë maskat janë të detyrueshme jashtë në ambient të hapur.

Spanja

Akoma nuk ka një njoftim zyrtar për hapjen e kufijve për turistët e huaj. Ka aktualisht disa fluturime për brenda dhe jashtë vendit por veçse për qëllime të rëndësishme. Aktulaisht të mbërriturit në Spanjë duhet që të vetë-izolohen për 14 ditë. Udhëtimi me makinë lejohet brenda provincave por jo midis tyre. Shumë hotele, kafene, e restorante janë lejuar të rihapen që në 11 maj. Gjithashtu muzeumet po operojnë por me kapacitet të limituar vizitorësh. Gjithashtu udhëtimet jo të rëndësishme drejt ishujve Balearik dhe Kanare nuk lejohen.

Suedia

Kufijtë janë të hapur për shtetasit e BE-së dhe Anglisë e pritet që të rihapen për disa vende jashtë BE-së mbas 15 qershorit. Duke qënë se Suedia nuk mori një karantinim për shtetasit e saj shumica e bizneseve vazhduan të operojnë si më parë. Por grumbullimet e mëdha me më shumë se 50 individë nuk lejohen.

Në Bërn të Zvicrës

Zvicra

Kufijtë pritet që të rihapen për Gjermaninë, Francën dhe Austrinë më 15 qershor. Hotelet, dyqanet, marketet dhe restorantet janë të hapura. Në situatat ku nuk është e mundur që të mbahet distancimi social qeveria rekomandon mbajtjen e maskave. Sportet në ambiente të hapura deri në 5 vetë lejohen. Teatrot, muzeumet, kinematë, pishinat e përbashkëta, resortet e skive, qendrat e masazhimeve e saunave së bashke me shumë biznese të tjerë në industrinë e argëtimit priten të rihapen në 8 qershor. Eventet e mëdha me 1,000 njerëz e më shumë pritet që të rihapen më 31 gusht.

Duke u dezifektuar një treg në Ankara të Turqisë

Turqia

Qeveria po nxit kthimin e turizmit vendas gjithashtu masat kufizuese për turizmin e huaj priten të lehtësohen gradualisht nga mesi i qershorit. Fluturimet ndërkombëtare janë të limituara ndërsa udhëtimet brenda vendit midis e drejt zonave me numër infektimi të madh janë të pezulluara. Hotelet dhe restorantet pritet të rihapen më 27 maj. Maskat e fytyrave janë të detyrueshme në hapësirat publike. Masat kufizuese variojnë shumë sipas provincave të caktuara.

Ky artikull është marrë nga The Guardian dhe është përshtatur në shqip nga Gazeta “Si”.

Ky material nuk lejohet të kopjohet, apo riprodhohet pa miratimin e Gazetës “Si”. Ai është pronë intelektuale e gazetasi.al dhe si i tillë mbrohet nga ligji.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë