Keshilla

Cilat vende konsumojnë më shumë mish

Ju mund të keni dëgjuar se një numër gjithnjë e më i madh i njerëzve zotohen se do të ulin konsumimin e mishin ose do të heqin dorë plotësisht nga mishi. Kjo shpesh në tentativë për të ruajtur shëndetin e tyre. Një e treta e britanikëve pretendojnë se kanë ulur sasinë e konsumimit të mishit, ndërsa dy të tretat në SHBA thonë se konsumojnë më pak mish se më përpara. Ky trend është pjesërisht në sajë të nismave të tilla si ‘e Hëna pa Mish’ dhe ‘Të Bëhemi Vegjetarianë’. Në të njëjtën kohë, një numër i dokumentarëve kanë nxjerrë në pah përfitimet e mundshme nëse hani më pak mish.

Të ardhura në rritje
Ajo që ne dimë është se konsumi global i mishit është rritur me shpejtësi gjatë 50 viteve të fundit. Prodhimi i mishit sot është gati pesë herë më i lartë se në fillim të viteve 1960 - nga 70 milion ton në më shumë se 330 milion ton në vitin 2017. Një arsye e madhe për këtë është për shkak të rritjes së numit të popullsisë. Gjatë kësaj periudhe popullsia botërore është dyfishuar. Në fillim të viteve 1960 popullsia ishte rreth tre miliardë, ndërsa sot është më shumë se 7.6 miliardë. Një faktor tjetër kyç është rritja e të ardhurave. Njerëzit janë bërë më të pasur, me të ardhurat mesatare globale më shumë se trefish në gjysmë shekulli. Kur e krahasojmë konsumin e mishit midis vendeve të ndryshme, ne shohim se, në mënyrë tipike, të pasurit hanë më shumë mish.

Kush ha më shumë mish?
Ne shohim një lidhje të qartë me pasurinë kur shikojmë modelet e konsumit të mishit në të gjithë botën. Në vitin 2013, SHBA dhe Australia kryesuan tabelat për konsumin vjetor të mishit. Krahas Zelandës së Re dhe Argjentinës, të dyja vendet kishin më shumë se 100 kg për person në vit, ekuivalente me rreth 50 pula ose gjysmë lopë secili. Në fakt, niveli i lartë i konsumit të mishit mund të shihet në të gjithë Perëndimin, me shumicën e vendeve në Evropën Perëndimore që konsumojnë mes 80 dhe 90 kilogramë mish për person. Në anën tjetër të spektrit, shumë nga vendet më të varfëria në botë hanë shumë pak mish. Etiopiani mesatarisht konsumon vetëm 7 kg, Rwandans 8 kg dhe Nigerians 9 kg mish për person në vit. Kjo është 10 herë më pak se mesatarja europiane.
Për ata në vendet me të ardhura të ulëta, mishi është ende shumë luks.
Është e qartë se vendet më të pasura hanë më shumë mish, dhe ata me të ardhura të ulëta hanë pak. Kjo ka ndodhur për 50 vjet ose më shumë. Pra, pse po hamë më shumë mish? Ky trend është nxitur kryesisht nga një grup në rritje i vendeve me të ardhura mesatare.

Vendet si Kina dhe Brazili kanë parë rritje të konsiderueshme ekonomike në dekadat e fundit dhe një rritje të madhe në konsumin e mishit. Në Kinë, konsumi i mishit ka ndryshuar pak që nga viti 1960. Një person në Kinë konsumonte më pak se 5 kg në vit në vitin 1960. Deri në fund të viteve 1980 sasia u rrit në 20 kg, dhe në dekadat e fundit kjo është trefishuar në mbi 60 kg. E njëjta gjë ndodhi edhe në Brazil, ku konsumi i mishit pothuajse është dyfishuar që nga viti 1990, duke kapërcyer pothuajse të gjitha vendet perëndimore në këtë proces.

Në Indi nuk ndodh e njëjta gjë
Ndërsa të ardhurat mesatare janë trefishuar që nga viti 1990, konsumi i mishit nuk ka lëvizur. Është një ide e gabuar se shumica e Indisë është vegjetarian - dy të tretat e indianëve nuk hanë të paktën disa lloje mishi, sipas një sondazhi mbarëkombëtar. Megjithatë, sasia e mishit të konsumuar në Indi ka mbetur e ulët. Një person konsumon mesatarisht 4 kg mish në vit.

Konsumi i mishit bie në Perëndim?
Shumë vende në Evropë dhe në Amerikën e Veriut thonë se po përpiqen të ulin konsumimin e mishit, por a po funksionon? Në të vërtetë jo, sipas statistikave.
Të dhënat e fundit nga Departamenti i Shteteve të Bashkuara për Bujqësi (USDA) sugjerojnë se konsumi i mishit për kokë është rritur gjatë viteve të fundit.
Ndërsa mund të mendojmë se mishi po bëhet gjithnjë e më pak popullor, konsumimi i mishit në Amerikë në vitin 2018, ishte në nivelin më të lartë të dekadave të fundit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë