Moti

Cikloni mesdhetar prek Shqipërinë, erë e fortë në bregdet

Qendra ciklonike e pozicionuar në gadishullin Apenin, po zhvendoset drejt brigjeve të Adriatikut. Kjo do të sjellë stuhi dhe erë të fortë në vendin tonë gjate ditës së sotme.
E Premte 22 Prill 2022
Moti do të jetë me vranësira të dendura dhe reshje me stuhi në zonën e Shkodrës dhe verilindje, ndërsa zona e ulët dhe jugu do të jetë me vranësira dhe kthjellime. Era do të jetë e vrullshme me drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi 20-25 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 7 me lartësi vale 2,0 deri në 3,5 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
Zona malore 7-20°C
Zona e ulët 12-25°C
Zona bregdetare 14-25°C
E Shtunë 23 Prill 2022
Moti do të jetë me vranësira kthjellime dhe reshje me të pakta në mesditë. Era do të jetë me drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi 10-12 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 1,0 deri në 1,5 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rënie në mesditë.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
Zona malore 8-19°C
Zona e ulët 8-23°C
Zona bregdetare 12-22°C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë