Ka ndodhur

Moti i keq, ndalohet lundrimi i anijeve të vogla dhe të peshkimit në Vlorë

Gazeta Si - Kapiteneria e Vlorës, ka njoftuar mbrëmjen e të premtes përkeqësim të motit në gjirin e Vlorës në dy ditët e ardhshme.

Bëhet fjalë për të premten dhe të shtunën, për datat 22 prill 2022 ora 22:00, deri 23 prill 2022, në orën 10:00 të mëngjesit.

Kështu, është pezulluar dhënia e lejes për lundrim e të gjitha mjeteve të vogla detare, anijeve të peshkimit që operojnë jashtë gjirit të Vlorës dhe marrjen e masave për sigurimin e tyre.

Autoritetet kërkojnë të merren në konsideratë kushtet e parashikuara të përkeqësuara dhe marjen e masave.

Përmirësimi i situatës meteorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit, do të jetë pas datës 23 prill 2022 ora 10:00, ditën e shtunë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë