Ka ndodhur

Deti ‘egërsohet’ nga moti i keq në Vlorë, era e fortë shkul pishat

Gazeta Si - Gjiri i Vlorës është përfshirë mëngjesin e të premtes nga moti i keq, i shoqëruar me erëra të forta.

Si pasojë e erës së fortë, ka pasur një numër të madh pishash të rrëzuara në zonën e Pyllit të Sodës.

Disa prej tyre kanë rënë edhe në rrugën kryesore, duke u pastruar më pas nga forcat zjarrfikëse.

Gjithashtu raportohet probleme me energjinë elektrike në fshatrat Dukat, Orikum, Tragjas, Radhimë etj.

Një ditë më parë, u pezullua lundrimi për mjetet e vogla të peshkimit deri në datën 23 prill ora 10:00.

Bashkia e Vlorës paralajmëroi qytetarët, duke u kërkuar të bëjnë kujdes dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme me automjete në akset problematike si dhe parkimin e automjeteve.

Nga ana tjetër, tragetet e linjës Vlorë-Brindisi vijojnë në normalitet punën.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë