Futboll

Cikalleshi e filloi në Turqi sezonin, por oferta nga Arabia Saudite, tundon sërish kavajasin!

Pak ditë më parë ishte trajneri i Liverpool Jurgen Klopp ai i cili ankohej për shtyrjen e afatit të merkatos së hapur për klubet e Arabisë Saudite, duke qenë se klubet e këtij vendi po “terrorizojnë“ çdo skaudër europiane. Ofertat e tyre financiare janë tunduese për lojtarët më të mëdhej të planetit dhe në rastin e trajnerit të Liverpool-it, bëhet fjalë për Muhamed Salah, lojtari kryesorë i “The Reds”, për të cilin oferta rritet me ditë, por ende i padorëzuar për t’u shitur.

Kështu po ndodh kudo dhe në çdo nivel futbollisti që klubet arabe kanë nevojë. Shqipëria vitin e shkuar në Superligën Arabe kishin përfaqësues Sokol Cikalleshin, futbollisti i kombëtares sonë i cili falë 11 golave të tij dhe 3 asistimeve, ndihmoi skuadrën e tij të qëndrojë në kategorinë Superiore në mbyllje të edicionit.

Gjithësesi huazimi i tij përfundoi dhe ky sezon për sulmuesin kavajas ka rifilluar në Turqi tek skuadra e tij Konyaspor, me të cilën ka shënuar 3 gola në 4 javë. Por nisur nga merkato ende e hapur dhe paraqitja shumë e mirë që ai bëri në Arabinë Saudite, gazeza Si, ka mësuar ekskluzivisht se për të ka mbërritur oferta e rradhës nga një skuadër e kryeqytetit tashmë, Riadit, 2 ditë nga mbyllja e merkatos së verës, pasi data përfundimtare e regjistrimit të lojtarëve është 6 shtatori.

Cikalleshi është në orët e fundit të mbylljes së tratativës për t’u rikthyer në Arabinë Saudite, këtë herë me Ryhad-in, skuadrën kryeqytetase e cila aktualisht ndodhet në vendet e fundit të renditjes, pasi në 5 ndeshjet e luajtura ka regjistruar 3 humbje, një fitore dhe një barazim.

Diskutimet e rikthimit të Sokol Cikalleshit atje kanë të bëjnë vetëm me afatin e kontratës së tij. Aktualisht shtatlarti shqiptarë ka edhe një vit kontratë në Turqi dhe nisur nga starti i mirë i sezonit atij i është ofruar edhe një vit shtesë me një përirësim rroge, nga 700.000 euro që ai merr aktualisht. Por padyshim që për oferta financiare me klubet e Arabisë Saudite nuk krahasohet askush.

Por diskutimi mbetet mosha e tij 33-vjeçare, e cila deri diku krijon dyshime për ritmin e tij për dy vite kontratë në Arabinë Saudite, por që me sa duket kushti i qëndrimit në Superligë në kontratë mund t’i japë Sokol Cikalleshit sërish një kontratë 1+1 në Arabinë Saudite, e cila sot është një faktor i futbollit botërorë me disa nga yjet më të mëdhej të Europës që ka përthithur, si Neymar, Benzema, Mane e disa të tjetër përveç Ronaldos, i cili ishte ai që theu akullin e këtyre transfertave milionere.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë