Mjedis

Cigaret elektronike janë një kërcënim për planetin, nuk riciklohen

Triliona bishta cigaresh hidhen çdo vit, duke mbushur tokën dhe detet me kimikate toksike dhe plastikë të dëmshme të krijuara nga njeriu.

Megjithatë, të njëjtën gjë po bëjnë edhe alternativa për lënien e duhanit: cigaret elektronike.

Tregtuar si një alternativë më pak e pashëndetshme se pirja e duhanit, cigaret elektronike janë kthyer në një kërcënim kolosal për mjedisin.

Cili është problemi me cigaret elektronike?

Cigaret elektronike kanë shpërthyer në popullaritet gjatë viteve të fundit.

Ato përdoren zakonisht nga njerëzit që dëshirojnë të lënë duhanin, megjithëse përdorues janë bërë edhe shumë të rinj që më parë nuk kanë pirë duhan.

Vetëm në Mbretërinë e Bashkuar, numri i të rriturve që përdorin cigare elektronike u rrit nga 1.7 për qind në vitin 2012 në 7.1 për qind në vitin 2019, sipas Shëndetit Publik në Angli.

Cigaret elektronike janë në shumë forma dhe madhësi. Disa janë të ripërdorshme dhe mund të rimbushen ndërsa të tjera janë njëpërdorimshme dhe pasi mbarojnë, hidhen.

Bishta cigaresh dhe 'vape' të gjendura në një plazh në Amerikë

"Me tregun e cigareve elektronike që zotërohet kryesisht nga industria e duhanit, duhet të mendojmë nëse cigaret elektronike janë më miqësore me mjedisin ose nëse industria e duhanit ka shkuar nga e keqja në një të keqe më të madhe”, shkruajnë studiuesit Jérémie Pourchez, Clément Mercier dhe Valérie Forest. në një punim shkencor mbi këtë temë.

"Planeti ynë po përballet me një kërcënim të ri që janë mbeturinat e cigareve elektronike”, shkruan ata.

Cigaret elektronike nuk riciklohen

Një pjesë kyçe e problemit është se cigaret elektronike nuk riciklohen. Gjithashtu ato janë të veshura me plastikë me ngjyra të ndezura dhe kanë bateri.

Mesatarisht, ato përmbajnë 0,15 g litium, me mbi 1,3 milionë të hedhura çdo javë. Kjo është e barabartë me 10 ton litium në vit, ekuivalente me litiumin në bateritë brenda 1200 automjeteve elektrike.

Por problemet nuk mbarojnë me kaq.

Ndërsa bateritë dhe qarku i tyre prishet, cigaret elektronike lëshojnë kimikate toksike në mjedis. Kur ato riciklohen, ka rrezik zjarri dhe përsëri mbeten të rrezikshme.

Gati gjysma e të rinjve nuk dinë çfarë të bëjnë me pajisjet e përdorura pasi të kenë përfunduar. Më shumë se gjysma raportojnë se i kanë hedhur ato në plehra.

Por ka probleme edhe me vetë produktet.

Prodhuesit shpesh nuk ofrojnë udhëzime të qarta se si t'i asgjësojnë ato.

"Ne duhet të ndërmarrim veprime urgjente tani dhe të sigurojmë që ato të riciklohen", tha Scott Butler, drejtor ekzekutiv i revistës Material Focus.

Ai ia vë përgjegjësinë atyre që prodhojnë dhe shesin cigare elektronike, duke thënë se duhet të bëjnë më shumë për të trajtuar problemin.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë