Trend

Cigaret elektronike janë më pak efektive se çamçakëzat dhe mjetet e tjera tradicionale për lënien e duhanit

Cigaret elektronike nuk janë efektive aq sa mjetet tradicionale për të lënë duhanin. Sipas një studimi të botuar në revistën BMJ (British Medical Journal), analizoi të dhënat më të fundit 2017-2019 nga popullsia që konsumojnë duhanit.

"Kjo është hera e parë që ne zbuluam se cigaret elektronike janë më pak efektive sesa ‘ndihmat’ farmaceutike të miratuara nga FDA, të tilla si medikamentet ose përdorimi i çamçakëzëve ose tabletave", tha John P. Pierce, pedagog në Universitetin e Kalifornisë, San Diego.

Në fakt, gati 60% e ish-duhanpirësve të kohëve të fundit që ishin përdorues të përditshëm të cigareve elektronike kishin rifilluar duhanin deri në vitin 2019, zbuloi studimi i ri.

"Nuk ka asnjë provë që përdorimi i cigareve elektronike është një ndihmë efektive për ndërprerjen", tha Pierce.

Ndërkohë, një provë tre-mujore e rastësishme në Mbretërinë e Bashkuar, e publikuar në vitin 2019, zbuloi se cigaret elektonike, së bashku me ndërhyrjet në sjellje, ndihmuan duhanpirësit të linin duhanit. Në udhëzimin e botuar në fund të vitit 2021, Instituti Kombëtar i Britanisë për Shëndetin vendosi të rekomandojë që duhanpirësit të përdorin cigare elektronike për t'i ndihmuar ata të lënë duhanin.

Megjithatë, studimet vëzhguese në Shtetet e Bashkuara që studiojnë pirjen e duhanit nuk kanë gjetur se kjo është e vërtetë, tha Pierce. Një studim i vitit 2021 nga ekipi i tij zbuloi se njerëzit që lanë duhanin midis 2013 dhe 2016 duke kaluar në cigare elektronike ose produkte të tjera duhani kishin 8.5% më shumë gjasa për të rifilluar duhanin krahasuar me njerëzit që braktisnin të gjitha produktet e duhanit.

Përkrahësit e cigareve elektronike si një mjet për të lënë duhanin thonë se versionet me më shumë nikotinë duhet t'i ndihmojnë duhanpirësit të lënë duhanin sepse kjo duket më afër shijes së duhanit.

“Në vitin 2017, shitjet e cigareve elektronike u rritën me 40%,” me pjesën më të madhe që ishin marka të reja dhe cigare elektronike me nivele të larta të nikotinës.

"Ne donim të shikonim këto versione të reja me përmbajtje të lartë nikotine dhe të shihnim nëse ka ndonjë provë që ato i ndihmuan njerëzit të linin duhanin sepse ato të mëparshmet nuk e bënin", thotë Pierce.

Në vend të rezultateve pozitive, studimi zbuloi se përdorimi i cigareve elektronike si një ndihmë për ndërprerjen e duhanit ra me 25% gjatë periudhës dyvjeçare, tha Pierce.

"Ne nuk mund të studiojmë efektivitetin e këtyre cigareve elektronike me përmbajtje të lartë nikotine. Kishte një rritje të vogël përdorimi në vitin 2019 por përsëri nuk u shtuan duhanpirësit që i përdornin”, shtoi ai, i cili do të duhet të analizohet kur të publikohen të dhënat e ardhshme.

Nëse duhanpirësit nuk ishin duke nxitur rritjen e shitjeve gjatë 2017-2019, kush ishte duke e bërë këtë?

Më shumë adoleshentë përdornin cigare elektronike gjatë asaj periudhe, sipas të dhënave të mbledhura nga Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave. Në shtator 2018, Komisioneri i atëhershëm i FDA-së, Dr. Scott Gottlieb, po e quante përdorimin e cigareve elektronike nga adoleshentët "një epidemi".

Puna e mëparshme nga Pierce dhe ekipi i tij kanë zbuluar se të rinjtë e moshës 12 deri në 24 vjeç që përdornin cigare elektronike kishin tre herë më shumë gjasa të bëheshin duhanpirës të përditshëm të cigareve në të ardhmen.

Përveç një lidhjeje me duhanin e mëvonshëm, përdorimi i cigareve elektronike nga adoleshentët është lidhur edhe me probleme psikologjike, dhimbje koke, dhimbje barku dhe varësi të konsiderueshme nga nikotina. Në vitin 2019, adoleshentët filluan të vdisnin nga dëmtimi i mushkërive që më vonë u lidh me kimikate në lëngjet e shishave, sipas Shoqatës Amerikane të Mushkërive.

FDA tha se agjencia nuk komenton mbi studime specifike, por "i vlerëson ato si pjesë provash për të ndihmuar në misionin tonë për të mbrojtur shëndetin publik".

"FDA po shqyrton gjetjet e studimit", tha Alison Hunt, zëdhënësi i FDA.

Burimi: CNN. Përshtati: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë