Futboll

Chiellini: Finalja e Cardiff mbetet plagë, çfarë ndodhi në interval

Finalja e humbur në Cardiff kundër Real Madrid, zërat për një konflikt brenda dhomave të zhveshjes gjatë pushimit të ndeshjes. Mbi atë natë të pafat për Juventus është folur shumë, por Giorgio Chiellini – në autobiografi – ka ripërshkruar ato momente: “Nuk ndodhi asgjë e veçantë. Ishim vetëm të lodhur”. Një Champions League e humbur nga bardhezinjtë për të disatën herë: “Isha i bindur se do ta fitonim, një muaj më parë ishim dukshëm më të fortët në Evropë. Finalet për ne vijnë gjithmonë shumë vonë”.

1-3 kundër Real Madrid të Cristiano Ronaldo krijoi shumë zëra, thashetheme se çfarë ndodhi gjatë intervalit, me shumë emra e mbiemra të përfolur, që jepnin idenë e se pas pushimit Juventus u kthye në fushë i shpërfytyruar dhe i venë përpara nga Real. “Përse vallë duhet të grindeshim pasi kishim arritur barazimin – shkruan Chiellini -. E vërteta është se ishim vetëm të lodhur. U futëm në dhomat e zhveshjes me Mandzukic dhe Pjanic që gati nuk ecnin dot. Na merrej fryma, por nuk u grindëm, përkundrazi”.

Juventus kishte arritur në Cardiff pas një udhëtimi të gjatë, por në momentin më të bukur zhduket : "Atë vit unë isha i bindur se ne do të fitonim, por nuk ishim në gjendje ta menaxhonim lojën". Në pjesën e dytë Real Madrid dominoi duke e çuar rezultatin në 4-1: “Pasi morëm golin e dytë në atë mënyrë nga Casemiro – shkruan Chiellini – menduam se mbaroi, unë i pari. Kjo nuk bëhet, sepse nuk kishte mbaruar aspak, edhe pse pësuam dy gola në kundërsulm. Goli i tretë ishte nga pakujdesia, Alex Sandro i pavëmendshëm, kurse unë me Bonucci të hutuar, duke parë Ronaldon të shënonte. Është ende një plagë e hapur”.

Sidoqoftë, asgjë nuk thuhet në lidhje me sherrin e pretenduar mes Bonucci dhe Dybala në pushim, apo konfliktin me Allegri: “Disa ditë më vonë Buffon më pyeti nëse i kishte shpëtuar diçka nga ajo ndeshje, nëse ato që lexonte në gazeta kishin ndodhur vërtetë e ndoshta ai kishte munguar. Dyshonte, por e sigurova se po isha i habitur edhe vetë që nuk kisha lëvizur vendit. Legjenda urbane, nuk duhet besuar gjithçka”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë