Muzike

ChatGPT ‘parashikon’ se Eurovizioni këtë vit do fitohet nga Suedia

Duhet të kihet parasysh se informacioni i dhënë këtu nuk përfaqëson ngjarjet dhe rezultatet aktuale të finales së Eurovizionit

Inteligjenca Artificiale është gjithnjë e më shumë hapa përpara njerëzve

Faqet e basteve i kërkuan inteligjencës artificiale ChatGPT të analizonte favoritët për të fituar finalen e Eurovizion 2023.

ChatGPT konsideron se favoriti i madh për të fituar është Suedia me Loreen, e cila do të përsëriste fitoren e saj pas asaj në 2012.

Një fitore këtë vit do të thoshte se Suedia do të bëhet vendi më i suksesshëm në historinë e këtij kompeticioni me shtatë fitore.

Ky është parashikimi i inteligjencës artificiale të ChatGPT për finalen e Eurovizionit:

“Eurovision 2023 u mbajt më 13 maj.

Ishte një mbrëmje dinamike e mbushur me performanca sensacionale dhe konkurrencë të ashpër. Pas një gare emocionuese, vendi fitues ishte Suedia me këngën e saj fantastike. Konkurrentja suedeze fitoi zemrat e gjyqtarëve dhe publikut me zërin e saj të jashtëzakonshëm, performancën magjepsëse dhe kombinimin e elementeve muzikore moderne dhe tradicionale. Ata mblodhën 298 pikë për të siguruar një fitore të merituar”, shkruan AI.

Inteligjenca artificiale zbardhi gjithashtu disa parashikime të tjera.

“Prezantuesit nga Mbretëria e Bashkuar gjithashtu bënë një performancë të shkëlqyer. Mbretëria e Bashkuar mblodhi 275 pikë mbresëlënëse, duke përfunduar në pesëshen e parë.

Kënga e tyre kishte kuptim të thellë, vokal të fuqishëm dhe një melodi të paharrueshme që u njoh nga shikuesit në të gjithë Europën. Kënga ishte e fuqishme dhe plot emocione. Me performancën e tyre dhe vokalin prekës, ata fituan 315 pikë, duke përfunduar kështu në tre të parat. Ukraina tregoi një kombinim unik të elementeve moderne dhe tradicionale dhe i dha publikut një përvojë të paharrueshme”, thuhet më tej.

Duhet të kihet parasysh se informacioni i dhënë këtu është tërësisht imagjinar dhe nuk përfaqëson ngjarjet dhe rezultatet aktuale të finales së Eurovizionit. Detajet janë rezultat i imagjinatës dhe kreativitetit, shkruajnë mediat e huaja.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë