Art dhe Kulture

“Charlie Chaplin i vërtetë”/ Çfarë fshihet pas aktorit, familjes, mundimeve dhe skenës

“Buzëqeshni edhe nëse ju dhemb zemra, buzëqeshni edhe nëse ajo po thyhet. Nëse ka re në qiell, do të jeni mirë. Buzëqeshni përmes frikës dhe dhimbjes, buzëqeshni dhe ndoshta nesër do të shihni diellin që shkëlqen”. “Smile”, e bërë e famshme nga artisti Nat King Cole, është një këngë manifest për komedianët dhe artistët. Ajo është kolona zanore e përsosur për imazhin e dyfishtë të Charlot dhe Sir Charles Spencer Chaplin, njeriu pas personazhit, njeriu pas maskës.

Prodhuesit e dokumentarit Peter Middleton dhe James Spinney me “Charlie Chaplin i vërtetë”, duan të tregojnë artistin pas showman-it, me një seri materialesh të njohura dhe arkivore që tregojnë Chaplinin në intimitetin e familjes së tij. Gjithashtu, filmi do të vërë në pah mundimet e shumta të një artisti që kishte bërë të qeshurën dhe ironinë mjetin e tij artistik, por që kurrë nuk kishte arritur qetësinë në jetë. “Ai ishte gjithmonë duke aktruar, ai nuk donte që njerëzit ta njihnin Charlie-n e vërtetë”, thuhet në dokumentarin, i cili ofron regjistrime të reja audio si një intervistë e rrallë nga i njëjti regjisor me një reporter të “Life” në vitin 1960 dhe dëshmitë e atyre që e njihnin, duke përfshirë edhe Effie Wisdom, një mikeshë fëmijërie që performoi me të në rrugë në fund të shekullit të nëntëmbëdhjetë në Londër.

“Charlie Chaplin i vërtetë” rindërton karrierën artistike të regjisorit me lindjen e Vagabondit (personazh tragjikomik i shpikur nga Charlie Chaplin), i cili u shfaq për herë të parë në ekranin e madh më 7 shkurt 1914. Charlot (kapelë bouer, bastun dhe këpucë me majë) në komiken e parë. “Kit Auto Races në Venecia”, një film me protagonist Charlie Chaplin, shënon datëlindjen e një miti, të një prej ikonave më të mëdha që ka krijuar kinemaja në historinë e saj, është hapi i parë, i pasigurt dhe pothuajse kërcyes, i maskës komike dhe melankolike “par excellence”. Dokumentari zbulon se ajo pamje, e cila më vonë u bë kaq ikonike, ishte rezultat i rastësisë: kur Keystone Studios i ofroi atij një kontratë 150 dollarë, ai pranoi menjëherë edhe pse kinemaja nuk ishte dashuria e tij e parë.

Paraqitja e parë në film e Chaplin ishte në filmin e shkurtër “Making a Living”, në rolin e një gazetari aspirant. Pesë ditë më vonë ja ku është komiku i tij i parë dhe lindja e Vagabondit me atë imazh të pagabueshëm për të cilin ai rrëmbeu shumë fansa.   

“Në momentin që i vesha ato rroba, - thotë Chaplin në intervistën për “Life”, - u ndjeva kaq i lirë. Mund të bëja çdo çmenduri që më pëlqente. Nuk ishte thjesht një komedi kinematografike, ishte një mënyrë e re e të qenit, vetë lindja e Hollivudit dhe, në një farë mënyre, një shprehje e hershme e shpirtit të brendshëm të pamatur të rock 'n' roll-it.

Dokumentari është një udhëtim në prodhimin e tij kinematografik falë kontributit të “Cineteca di Bologna”, e cila ka restauruar praktikisht të gjithë filmat e regjisorit: Çapkëni, Vrulli i arit, Dritat e qytetit, Kohë moderne, Diktatori i madh, pra të gjithë filmat që kanë hyrë në historinë e kinemasë, por që i kanë shkaktuar vuajtje dhe dhimbje autorit të tyre. Vështirësitë e përjetuara në fëmijëri mbetën një shenjë e pashlyeshme në shpirtin e tij, thotë Lita Grey Chaplin, gruaja e tij e dytë, e cila kurrë nuk u ndje e dashuruar me të vërtetë, e cila ishte e bindur se askush nuk mund ta vlerësonte vërtet për atë që ishte.

Kjo pasiguri e tij pati pasoja në marrëdhëniet personale. Chaplin ishte martuar katër herë, dy të parat kishin përfunduar shumë keq. Lita Grey e kishte tërhequr zvarrë në gjyq dhe mori një sensacion hollivudian, 1 milion dollarë, e treta me Paulette Godard përfundoi miqësisht. Të gjitha ishin aktore, ose pretendente për t’u bërë aktore, madje e fundit, Oona O'Neill ishte vetëm 18 vjeç kur regjisori e bëri audicionin për një film që nuk u realizua kurrë. Ndoshta ky ishte çelësi i një dashurie që, pavarësisht ndryshimit në moshë (ai ishte 54 vjeç), zgjati një jetë dhe solli tetë fëmijë. Oona i qëndroi gjithmonë pranë edhe kur në vitet 1940 ai u akuzua për anti-amerikanizëm dhe simpatitë komuniste (ata e quanin homoseksual dhe hebre - ai nuk ishte asnjë nga këto) dhe u internua nga Shtetet e Bashkuara në 1952.

Dokumentari tregon jetën e tyre idilike në rezidencën zvicerane të Chaplin në Corsier-sur-Vevey, Vaud, ku Chaplin jetoi njëzet e pesë vitet e fundit të jetës së tij. Në fund të karrierës së tij, ndoshta ai e kuptoi se në fund të fundit ai ishte dashuruar me të vërtetë, brenda pak vitesh ai mori Oscarin në vitin (1972) dhe u kthye në Hollywood duke u pajtuar me Amerikën që e kishte dëbuar, mori Luanin e Artë në Festivalin e Filmit në Venecia në të njëjtin vit dhe mbi të gjitha tre vjet pas kthimit në vendin e tij të origjinës, mbretëresha Elizabeth e shpalli Kalorës të Madhërisë së tij. Në fund, ndoshta duke buzëqeshur Sir Charles Spencer Chaplin, do ta ketë kuptuar se “jeta ia vlen të jetohet”.

Marrë nga La Repubblica, përshtati në shqip Gazeta Si


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë