Futboll

Championsi fillon fazën me eliminim direkt, hidhet sot shorti i 1/8-ve

Gazeta Si – Pas mbylljes së fazës së grupeve nis ajo me eliminim direkt në Champions. Në Nion hidhet sot (ora 12:00) shorti, ku 16 skuadrat e kualifikuara do të mësojnë emrin e kundërshtarit.

Goglat në vazo para hedhjes së shortit të Championsit. Gazeta Si, 16 dhjetor 2023

Skuadra janë të ndara në dy vazo, ku në të parën bëjnë pjesë ato që e mbyllën në vend të parë fazën e grupeve dhe në të dytën ato të vendeve të dyta. Për tri skuadrat italiane, Inter, Napoli dhe Lacio, të tria në vazon e dytë, parashikohet një short i vështirë, duke qenë se përballë janë emra të mëdhenj të këtij kompeticioni, si Real Madrid, Bajern Mynih, Barcelona dhe Mançester Siti.

Në shortin e sotëm rregullorja parashikon që të mos ndeshen mes tyre skuadrat që kanë qenë në të njëjtin grup, kështu që Interi i Asllanit eleminon vetëm Real Sociedadin. Do të jetë vërtet një short drithërues sot në mesditë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë