Futboll

Champions/ PSG shpreson te Mbape për të përmbysur Barcelonën, caktohen sot dy gjysmëfinalistë

Gazeta Si – Në dy ndeshjet e mbrëmjes së sotme mbyllen llogaritë sa i takon kalimit në gjysmëfinale të Championsit, duke caktuar dy skuadrat e para. Luis Enrike përballë Ksavi Hernandez, ndërsa Simeone duhet të mbrojë avantazhin përballë "murit të verdhë".

Barcelona-PSG mund të përmblidhet në sfidën mes dy trajnerëve, por jo vetëm. Sepse luajnë kalimin në gjysmëfinale të Championsit disa nga lojtarët më të mirë në botë, duke nisur nga Kilian Mbape, i cili në ndeshjen e parë nuk ishte në atë nivel që pritej.

Mungesa e sulmuesit francez në listën e golashënuesve të asaj ndeshjeje, bashkë me mbrëmjen e keqe të Donarumës, lejon katalanasit të mbrojnë avantazhin e fitores 2-3 në Paris. Ksavi nuk është nga ata që turpërohen me administrimin e rezultatit, ndërsa Luis Enrike e di mirë si duhet të përgjigjet sot.

PSG sot do të kërkojë me çdo kusht fitoren dhe do ta bëjë duke u bazuar te Mbape. Trajneri Luis Enrike duket se do ta kompletojë tredhëmbëshin me Dembele dhe Barkola. Ksavi rikuperon Pedrin nga minuta e parë.

Në ndeshjen tjetër çerekfinale të kthimit, Diego Simeone dhe Atletiko e tij duhet të mbrojnë fitoren 2-1 të aktit të parë ndaj Borusias. Nuk do të jetë e lehtë në fortesën e Dortmundit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë