Futboll

Champions, Portugalia fillon izolimin: UEFA nuk ka plan B

Lisbona përgatitet për lockdown për shkak të Covid-19, por për UEFA nuk është e nevojshme të përgatitet një plan B për Final Eight të Champions League  të planifikuar në qytet gjatë gushtit.

E ka deklaruar për L`Equipe vetë organizmi i futbollit kontinental: “UEFA është në kontakt të vazhdueshëm me Federatën portugeze DHe autoritetet lokale. Shpresojmë që gjithçka të shkojë mirë e që të jetë e mundur të organizojmë turneun në Portugali. Për momentin nuk ka asnjë arsye  të kemi një plan B. Jemi duke monitoruar situatën çdo ditë e do të adaptohemi, nëse do të duhet ta bëjmë”.

Nga e enjtja e kaluar qeveria portugeze ka limituar lëvizjet në 19 komuna, përveç qendrës së Lisbonës. Qytetarët mund të dalin nga shtëpia vetëm për ushqime ose për të shkuar në punë. Një masë që do të jetë në fuqi nga 1-14 korrik e pastaj do të ekzaminohet në bazë të rezultateve dhe asaj që do të ndodhë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë