Futboll

Champions/ Pengesa Porto për Juventusin, Sevilla ndaj Dortmund

Ëndrra e Juventusit për të fituar Ligën e Kampionëve fillon nga Porto. Sonte ndeshja e parë e raundit të 1/8 do të luhet kundër një kundërshtari, Portos, në letër i përballueshëm, por ndoshta edhe më i rrezikshëm se të tjerët, duke pasur parasysh të kaluarën e afërt. Në gjysmë të rrugës mes ëndrrës dhe objektivit, Pirlo nuk zhbalancohet në ambiciet reale. Në vend të tij, megjithatë, Cristiano Ronaldo do të kujdeset të tregojë rrugën, e cila mund të çojë vetëm, në mendimet e portugezit, në finalen e Stambollit. Pengesa e parë për tu kapërcyer është Porto e Sergio Conceiçaos, një ekip idhnak, që pëson pak gola, një lloj Atletico Madrid në ambientin luzitan. Kundërshtari është, siç u përmend, brenda mundësive të bardhezinjve, të cilët në dy vitet e fundit janë larguar nga skena kundër rivalëve, në letër, inferiorë, siç ishin Ajax dhe Lyon. Gabim që në Continassa nuk dëshirojnë më ta përsërisin.

Pirlo është i vetëdijshëm që ndeshja luhet në 180 minuta dhe se mbrëmja e sotme nuk është vendimtare. Aq më tepër duke ditur se ai nuk mund të besojë në shtylla të skuadrës si Arthur dhe Cuadrado, mungesa të rënda të cilave i shtohet edhe Bonucci e Dybala, të cilët do të jenë me shokët e tij të ekipit në Portugali, por nuk janë ende të gatshëm për të luajtur.

Krahasuar me Napolin, pra, kthimi i vetëm është ai i Aaron Ramsey, i cili do të plotësojë një paketë të reduktuar të mesfushës. Ronaldo do të drejtojë sulmin, Chiellini do të komandojë mbrojtjen. Në “Do Dragao” fillon përsëri udhëtimi i një Juve që dëshiron të ëndërrojë larg në Evropë pa menduar për kampionatin. Duhet ta bëjë kundër një kundërshtari pa problem formacioni, cinik e të kujdesshëm taktikisht

FORMACIONET E MUNDSHME:

PORTO: Agustin Marchesin; Ëilson Manafa, Chancel Mbemba, Diogo Leite, Malang Sarr; Jesus Corona, Mateus Uribe, Sergio Oliveira; Luis Diaz, Mehdi Taremi, Moussa Marega

JUVENTUS: Wojciech Szczesny; Juan Cuadrado, Mathijs De Ligt, Giorgio Chiellini, Alex Sandro; Dejan Kulusevski, Weston McKennie, Rodrigo Bentancur, Federico Chiesa; Cristiano Ronaldo, Alvaro Morata

Ndërkohë, ndeshja tjetër e mbrëmjes është ajo mes Sevillla dhe Dortmund. Spanjollët duken në formë të mirë teksa së fundmi kanë mposhtur edhe Barcelonën, e kanë ambicien për të vazhduar më gjatë se thjesht 1/8-tat rrugëtimin europian. Sakaq, Dortmund në Bundesliga nuk ka gjetur vazhdimësinë në këtë sezon dhe konsiderohet jashtë garës për titull. Ndaj, për të mos e quajtur një sezon totalisht të dështuar, do të provojnë të lejnë gjurmë në Champions League.

FORMACIONET E MUNDSHME

SEVILLA: Yassine Bounou; Aleix Vidal, Jules Kounde, Diego Carlos, Karim Rekik; Ivan Rakitic, Fernando, Joan Jordan; Suso, Youssef En-Nesyri, Alejandro Gomez

BORUSSIA DORTMUND: Marwin Hitz; Mateu Morey, Mats Hummels, Manuel Akanji, Raphael Guerreiro; Emre Can, Thomas Delaney; Jadon Sancho, Marco Reus, Giovanni Reyna; Erling Braut Haaland


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë