Futboll

Champions/ Milani mbetet ‘thatë’ edhe në Paris, mundet thellë dhe shkon në vend të fundit

Gazeta Si – Një ndeshje për t’u harruar për skuadrën e Piolit, asnjëherë e rrezikshme dhe e pavëmendshme në në mbrojtje. Mbape hapi serinë e golave, Kolo Muani dhe Li Kang-in thelluan rezultatin. Kuqezinjtë pa asnjë gol dhe në vend të fundit të grupit në Champions.

Vazhdojnë vështirësitë për Milanin, që sot është mundur 3-0 në trasfertë nga PSG. Ishte një leksion futbolli për italianët. Mbape, Dembele dhe të tjerët shfrytëzuan gabimet në mbrojtje të Milanit. Në minutën e 32-të Mbape shënoi golin e parë, në pjesën e dytë realizuan edhe Kolo Muani dhe Li. PSG mban vendin e parë me 6 pikë, Milani i fundit, pasi u parakalua edhe nga Borusia Dortmund, që sot mundi 0-1 Njukastëllin.

PSG-së iu anulua një gol i Dembele me VAR, pasi kishte një faull gjatë aksionit. Mbape ndërkohë goditi edhe shtyllën, pas devijimit edhe të porrtierit Maingnan.

Kanë humbur sot të dy lojtarët e Kombëtares, Hysaj dhe Muja, të dy titullarë me skuadrat e tyre. Lacio u mund 3-1 nga Fejnordi dhe Hysaj luajti vetëm pjesën e parë, kurse Antverp humbi në fushën e vet me Porton, me rezultatin 1-4. Muja pati raste, por pa mundur të shënonte.

Kanë bërë detyrën Barcelona, që mundi 2-1 Shakhtarin, dhe Mançester Siti që fitoi 1-3 në fushën e Jang Bojs. Atletiko Madrid u ndal në barazim 2-2 nga Selltik në Skoci.

Champions, ndeshjet e treta në grupe
Sot
Barcelona-Shakhtar Donetsk 2-1
Fejnord-Lacio 3-1
Antverp-Porto 1-4
Selltik-Atletiko Madrid 2-2
Njukastëll-B.Dortmund 0-1
PSG-Milan 3-0
Lajpcig-Crvena Zvezda 3-1
Jang Bojs-Mançester Siti 1-3


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë