Futboll

Champions/ Mbrëmje vendimtare për Milanin, vetëm fitorja e mban në lojë për kualifikimin

Gazeta Si – Është dita e së vërtetës në Champions për Milanin, por edhe për Lacion e Elseid Hysajt. Kuqezinjtë presin sot Borusia Dortmund në atë që është si një finale, sepse në ‘San Siro’ vetëm 3 pikët vlejnë për të shpresuar për kualifikimin në 1/8-t pastaj në ndeshjen e fundit.

Pa Rafael Leaon, skuadra e Piolit duhet të mundë me çdo kusht Borusian kryesuese, që ta lërë të hapur kualifikimin në sfidën e fundit të grupit ndaj Njukastëllit. Të gjitha skuadrat e grupit kanë shanse matematikore për të kaluar më tej dhe gjithçka varet nga kombinimet e rezultateve, por Milani ka nevojë patjetër të fitojë sot në mbrëmje.

Milani ka 5 pikë, vetëm një fitore, atë ndaj PSG-së, që e rifuti në lojë, ndaj dhe rruga drejt kualifikimit është vërtet e komplikuar. Një pjesë e mirë e saj vendoset sot në ‘San Siro’.

Më e qetë situata te Lacio e Hysajt, që mban vendin e dytë në grupin e vet, por vjen nga një krizë rezultatesh në kampionat dhe duhet të reagojë. Synimi është që të mposhtë Selltikun, duke shpresuar që Atletiko Madrid të fitojë në Roterdam ndaj Fejnordit. Në këtë rast Lacio do të kualifikohej një ndeshje para kohe.

Champions, ndeshjet e parafundit në grupe
Sot, ora 18:45
Lacio-Selltik
Shakhtar-Antverp
Ora 21:00
Milan-B.Dortmund
Barcelona-Porto
Fejnord-Atletiko Madrid
Mançester Siti-Lajpcig
PSG-Njukastëll
Jang Bojs-Crvena Zvezda


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë