Futboll

Champions, Leo Messi është mbret i fazës së 1/8

14 ndeshje të luajtura, 12 fitore, një humbje të vetme dhe 19 gola të shënuar në 1/8-at e finaleve të Champions League. Leo Messi është padiskutim mbret i kësaj fazë, numrat dhe shifrat e tij trembin jo pak Napolin e Elseid Hysaj: 12 kualifikime në 12 edicionet e fundit për Barçën (e eliminuar vetëm një herë nga Liverpool-i në sezonin 2006-07) dhe vetëm një ndeshje pa gol për argjentinasin në 11 ndeshjet e fundit të luajtura në Camp Nou.

Nuk ka asgjë për të bërë, pas fazës në grupe Pleshti është i papërmbajtshëm dhe në stadiumin e tij dhuron paraqitje të jashtëzakonshme si ajo e vitit të kaluar: dopietë në fitoren 5-1 kundër Lyon-it. Dygolësh si në vitin paraardhës në fitoren 3-0 kundër Chelsea-t, ndërsa në sezonin paraardhës është mjaftuar me vetëm një gol, me penallti, në fitoren 6-1 të bujshme kundër PSG-së. Para gjashtë herë fituesit të Topit të Artë janë nënshtruar edhe Arsenal (dy herë), Bayer Leverkusen (i mposhtur me një “manita” në një mbrëmje historike), Manchester City dhe Milan.  

Tifozët e Napoli-t dridhen, por skuadra e Gattuso-s do ta nisë ndeshjen e kthimit të 1/8-ave duke u bazuar te paraqitja e mirë e bërë në ndeshjen e  San Paolo-s (1-1) dhe  këtë herë Barcelona dhe Leo Messi nuk do të kenë mbështetjen e zjarrtë të 100 mijë tifozëve të Camp Nou.

MESSI NË 1/8-at:

2018/19 Barcelona-Lyon 5-1 (2)

2017/18 Barcelona-Chelsea 3-0 (2)

2016/17 Barcelona-PSG 6-1 (1)

2015/16 Barcelona-Arsenal 3-1 (1)

2014/15 Barcelona-Man City 1-0 (-)

2013/14 Barcelona-Man City 2-1 (1)

2012/13 Barcelona-Milan 4-0 (2)

2011/12 Barcelona-Leverkusen 7-1 (5)

2010/11 Barcelona-Arsenal 3-1 (2)

2009/10 Barcelona-Stuttgart 4-0 (2)

2008/09 Barcelona-Lione 5-2 (1)

2007/08 Barcelona-celtic 1-0 (-)


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë