Futboll

Champions/ Leipzig bën histori, eliminon Atletico dhe shkon në gjysmëfinale (video)

Në çerekfinalen e dytë të Champions League, Red Bull Leipzig bën surprizën duke mposhtur me rezultatin 2-1 skuadrën e Atletico Madridit. Ekipi gjerman shkruajti një faqe të re të historisë, pasi për herë të parë prek gjysmëfinalet e këtij kompeticione. Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura.

Një pjesë e vakët, ku asnjëra nga skuadrat nuk u shfaq rrezikshëm në zonën kundërshtare. Si spanjollët dhe gjermanët, u përpoqën që të mos pësonin në pjesën e parë.

Spanjollët që në këtë ndeshje vinin si favoritë, janë befasuar nga spanjolli i gjermanëve Dani Olmo, që ka shënuar golin për Leipzig në minutën e 50-të. Ekipi i Simeone arriti të barazonte me anë të Joao Felixit. Portugezi fitoi një penallti që e ktheu vetë në gol për 1-1.

https://streamable.com/b63jk2

Kur mendohej se gjithçka do të mbyllej në barazim, dy minuta nga fundi Atletico pëson golin që e eliminon. Tyler Adams gjeti rrjetën në minutën e 88-të, duke shtangur spanjollët që kërkonin me ngulm përmbysjen. Një fitore e madhe që çon Leipzigun në gjysmëfinale për herë të parë në histori.

Eliminim i dhimbshëm për “Colchoneros”, teksa skuadra gjermane do të sfidojë PSG në datë 18 gusht për një biletë në finalen e madhe të Champions League.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë