Sot në mbrëmje do të rikthehet Champions League, teksa Lacio ka një detyrë të vështirë përballë kampionëve në fuqi të Bajern Mynih. Një sfidë jo e lehtë, por Lazio e Simone Inzaghi –në ndeshjen e parë të raundit të 1-8-ave të Ligës së Kampionëve – dëshiron të vazhdojë të mahnisë pasi faza e grupeve është kapërcyer pavarësisht emergjencës së madhe: ” Ne duam të ofrojmë një ndeshje që na lejon të mbajmë kualifikimin deri në fund. Duket e pamundur, por skuadra ime është e pjekur dhe ne tashmë kemi luajtur edhe ndeshje të tjera si jofavoritë.”

Sfida kundër bavarezëve vjen pas një rikthimi të rëndësishëm në kampionat, deri në fitoren e ngushtë kundër Sampdorias: “Prej kohësh e dinim se duhej të përballeshim me Bayern Mynih, por deri të dielën koka ishte e përqendruar në kampionat. Tani do të kemi për tu përballuar me këtë sfidë pa u stresuar dhe me përulësi – vazhdoi Simone Inzaghi, i cila më pas specifikoi me krenari -. Në rrugën tonë ne kemi luajtur shumë finale, e dimë se si përgatiten dhe si luhen ndeshjet e këtij lloji”.
Raundi i parë në Olimpico është ai në të cilin Lazio duhet të përpiqet t’i vërë bavarezët në vështirësi, në kohën kur ekipi i Flick kthehet nga një pikë në dy ndeshje në Bundesliga, por edhe nga fitimi i Botërorit për Klube: “Përplasjet kundër Frankfurt dhe Bielefeld nuk shkuan mirë. Tani ne duhet të jemi në krye në Champions League: këto janë ndeshje të veçanta për ne dhe unë pres që ekipi të jetë veçanërisht i motivuar. Unë dua që Bayern të tregojë se çfarë mund të bëjë nga fillimi dhe jam i bindur që ekipi do ta tregojë atë nesër’’- deklaroi trajneri i Bayern, Hans Flick që i kërkon ekipit të tij një rikthim të shpejtë pas disfatës në Bundesliga.

“Ne ende kemi në mendje ndeshjet e tyre kundër Dortmund, ata luajtën shumë mirë – vazhdoi Flick – Klose gjithmonë mund të na ndihmojë, jo vetëm kundër Lazio, sepse ai gjithmonë ka ide të mira. Ai ka luajtur me disa nga lojtarët e tyre dhe e njeh trajnerin Inzaghi”.
Ndërkohë, ndeshja tjetër e mbrëmjes është ajo mes Atletico Madrid dhe Chelsea. Spanjollët e Simeones kanë pësuar disa zhgënjime në kampionat së fundmi, ndërsa nga ana tjetër Chelsea është përmirësuar në drejtimin e trajnerit Tomas Tuchel.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.