Futboll

Champions/ Karlo Ançeloti ritakohet me Napolin, Interi luan për vendin e parë

Gazeta Si – Mbrëmja e dytë e Championsit për këtë mesjavë. Karlo Ançeloti ritakohet me Napolin, ekipin që e ka drejtuar më parë. Real Madrid vjen në ndeshjen e sotme si kryesues i grupit me pikë të plota, 12. Napoli mban vendin e dytë me 7 pikë dhe sot do të mundohet të tregojë më të mirën në fushë.

Interi i Kristjan Asllanit, që sot pritet të jetë në fushë që në fillim ndaj Benfikës, luan për vendin e parë. Kryeson me pikë të barabarta me Real Sociedadin, nga 10 secili, ndaj dhe ka një duel në distancë mes tyre se kush do të mbyllë në vend të parë, ndërkohë që kualifikimi është siguruar.

Sfidë interesante është ajo e Grupit A mes Galltasarajit dhe Mançester Junajtid në Turqi. Të dyja skuadrat janë në lojë për kualifikimin, ashtu si dhe danezët e Kopenhagen, që sot luajnë në fushën e Bajerrit të kualifikuar.

Champions, ndeshjet e parafundit në grupe
Sot, ora 18:45
Gallatasaraj-Mançester J.
Sevilja-PSV
Ora 21:00
Arsenal-Lens
Bajern Munih-Kopenhagen
Benfika-Inter
Braga-Union Berlin
Real Madrid-Napoli
Real Sociedad-Salcburg


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë